18.8 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Telefonata private e Blinken ‘terrorizon’ botën: Kjo është ‘vija e kuqe’ e Putinit, po suImoi Ukraina, pIas Iufta e madhe

- Advertisement -

Sekretari Amerikan i shtetit Antony Blinken në një intervistë Zoom me një grup ekspertësh  deklaroi se përpjekja e Ukrainës për të rimarrë Krimenë do të  ishte vijë e kuqe për Vladimir Putinin që mund të nxisë atë që të përgjigjet ushtarakisht duke hapur një luftë të madhe me Perëndimin.

- Advertisement -

Vladimir Putin e konsideron Krimenë si pjesë të Rusisë dhe nuk do të donte ta shihte gadishullin të shkëputur nga kthetrat e tij. Komentet e diplomatit të lartë amerikan, të cilat me siguri do të zhgënjejnë Kievin, vijnë pasi u pyet në një telefonatë private nëse SHBA ishte e gatshme të ndihmonte Ukrainën të arrinte qëllimin e saj afatgjatë për të rimarrë territorin e pushtuar nga Moska.

Sipas deklaratës së zyrtarit të lartë Amerikan mund të thuhet se Shtetet e Bashkuara nuk po e inkurajojnë në mënyrë aktive Kievin të rimarrë Krimenë, por marrja e Krimesë është një vendim i Ukrainës. Ndërsa fokusi kryesor i administratës amerikane është të ndihmojë Ukrainën të përparojë aty ku po zhvillohen Iuftimet, kryesisht në lindje.

- Advertisement -

Ky vlerësim mbështetet edhe nga deklaratat e zyrtarëve të Pentagonit në javët e fundit, të cilët kanë folur për luftime të rënda në Donbass dhe Ukrainën jugore dhe kanë vënë në pikëpyetje aftësinë e Ukrainës për të marrë nën kontroll Krimenë në të ardhmen e afërt. Sipas disa burimeve mediatike, Blinken dha përshtypjen se Shtetet e Bashkuara nuk mendonin se përpjekja e Ukrainës për të marrë nën kontroll Krimenë do të ishte një veprim i mençur në këtë kohë. Por ka dhe nga ato që mendojnë të kundërtën.

Sipas tyre në deklaratën e tij Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken vlerësoi se vendimi është vetëm në duart e ukrainasve se çfarë do të përpiqen të marrin me forcë. Sipas Politico, edhe pse diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë të SHBA-së dhe NATO-s nuk e kanë braktisur kurrë qëndrimin e tyre publik se Krimea është pjesë e Ukrainës, që nga viti 2014 ata kanë bërë pak për të sfiduar pushtimin e gadishullit nga Rusia.

“Mesazhi është se ka shumë pasiguri se si do të zhvillohen gjërat dhe pyetja kryesore është nëse secila palë ka kapacitet për ta marrë”, tha një nga ekspertët. Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentojë në lidhje me deklaratat e Blinken në takimin Zoom, i cili është shumë i ngjashëm me bisedat e mëparshme që Blinken ka zhvilluar me ekspertë të jashtëm për të marrë një këndvështrim të ndryshëm mbi konfliktin.

- Advertisement -

Krimea, sfida e Ukrainës

Dy javë më parë, zyrtarë të lartë të Pentagonit u thanë anëtarëve të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve se ata nuk mendonin se Ukraina mund të rimarrë gadishullin në të ardhmen e afërt. Ky vlerësim pasoi komentet e kryetarit të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane gjeneralit Mark Milley, i cili prej kohësh ka sinjalizuar skepticizëm rreth përparimit të Ukrainës.

“Unë ende pohoi se do të ishte shumë e vështirë për të dëbuar forcat ruse nga çdo milimetër i territorit të Ukrainës ose nga pjesët e okupuara”, tha Milley gjatë një takimi të grupit të kontaktit të mbrojtjes për Ukrainën në Gjerman.

Disa ekspertë nuk besojnë se Ukraina do të përpiqet të rimarrë Krimenë por besojnë se Kievi do të përpiqet të izolojë gadishullin. Ish i dërguari special i SHBA në Ukrainë Kurt Volker u shpreh se janë tre pika kritike që duhen eliminuar, ura tokësore për në Rusi, ura mbi ngushticën e Krk dhe baza detare në Sevastopol. Krimea e pushtuar është e ngarkuar me mbrojtje kundërajrore, depo municionesh dhe dhjetëra mijëra ushtarë. 

Shumë prej këtyre forcave janë të vendosura në pozicione që shtrihen për qindra milje përballë forcave ukrainase përgjatë lumit Dnieper. Kjo e vështirëson dhe e bën pothuajse të pamundur pushtimin e kësaj zona nga forcat Ukrainase duke marrë parasysh rrezikshmërinë që do të haste ajo. Edhe me fluksin e artilerisë dhe automjeteve të blinduara nga Perëndimi Ukraina do ta kishte pothuajse të pamundur pushtimin e këtij gadishulli.

Qeveria ukrainase i ka kërkuar Perëndimit prej muajsh artileri me rreze të gjatë veprimi që të fillojë të shënjestrojë pozicionet prapa frontit rus, duke përfshirë edhe Krimenë, ku forcat ruse kanë zhvendosur selitë dhe magazinat kryesore të tyre. Kievi pretendon se raketat Sistemi i Raketave Taktike të Ushtrisë (ATACMS), të cilat mund të gjuhen nga sistemi raketor HIMARS, mund të godasin këto objektiva. Administrata Biden deri më tani ka hezituar t’i dërgojë këto municione.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -