14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Telat e rrymës në banjë ia marrin jetën shtatëvjeçarit në Gjakovë

Shtatëvjeçari Avni Morina nga Gjakova mbeti i vdekur mbrëmjen e së dielës.

Kontakti i telave të rrymës me ujin në banjën e shtëpisë i morën jetën vogëlushit.

- Advertisement -

Ai hyri në banjë për të bërë dush pasi kishte përfunduar lojën në rrugën “Xheladin Nushi” të Gjakovës.

Me të dëgjuar zhurmën, reagoi nëna e Avniut. Në përpjekje për të shpëtuar të birin, ajo pësoi lëndime nga energjia elektrike, por është jashtë rrezikut për jetë.

Policia e prokuroria dolën në vendngjarje për të hetuar vdekjen. Ndërsa, nga KEDS-i i thanë Klan Kosovës se kanë dërguar një ekip ekspertësh në vendngjarje, dhe se shumë shpejt do të dalin me një raport për rastin.

- Advertisement -

 

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -