18.7 C
Pristina
Sunday, October 1, 2023

“Të uritur për 3 pikët” – Zvicra paralajmëron Kosovën me një video ku shfaqen Xhaka e Shaqiri

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

- Advertisement -

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.

Si para çdo ndeshje tjetër, nga faqja zyrtare e Zvicrës në “Twitter” është bërë një paralajmërim për përballjen me “Dardanët”.

- Advertisement -

Në videon e publikuar janë shfaqur edhe dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Në fundin e kësaj video thuhet: “Të uritur për 3 pikët”.

- Advertisement -

Kujtojmë se sonte do të jetë përballja e parë zyrtare mes Kosovës dhe Zvicrës.

Kosova është e pesta dhe e parafundit në Grupin I me 3 pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia një pozitë më lartë.

Në këtë grup prin Zvicra me 10 pikë, e ndjekur nga Rumania me 8 sosh. Izraeli është i treti me 7 pikë. Andorra është e fundit me vetëm 1 pikë. /Gazeta Express/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -