10.9 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Të qeshim së bashku: Motra e Përparim Ramës zgjedhet mësuesja më e mirë në Prishtinë

- Advertisement -

Luljeta Muçaj është zgjedhur mësuesja më e mirë në kryeqytet. Për këtë, portal “Koha.net” raporton se është motra e kryetarit të komunës, Përparim Rama.

- Advertisement -

Lajmin për zgjedhjen e saj e ka bërë të ditur shkolla “Ismail Qemaili”, ku ajo është mësuese.

“Sot, në këtë ditë historike për shkollën tonë, është nder e përgjegjësi, që mësimdhënësja e këtij institucioni Luljeta Muçaj, u përzgjodh mësimdhënësja e dalluar e vitit, në nivel komunal, nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prishtinë.” – thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Ndërkohë, kryetari Rama për Kohën ka thënë se kjo nuk ka lidhje me të.

“Zgjedhja e motrës nuk ka lidhje me mua.” – citohet të ketë thënë ai.

Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit në Prishtinës, Besian Musmurati, raportohet se ka deklaruar që zgjedhja e Muçajt është bërë nga një komision i pavarur.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -