28.7 C
Pristina
Wednesday, June 12, 2024

Të ndalet rikolonializimi i Kosovës

- Advertisement -

Nga Hisen Berisha

- Advertisement -

Retorika me të cilën eksponentët shqiptarë të neo – jugosllavizmit, si edhe ata në Beograd në krye me Vuçiqin, po e arsyetojnë mungesën e njohjes së shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, është bërë tepër monotone.

Është e njëjta retorikë, vazhdim i asaj të Millosheviçit, me të cilën provoj ta arsyetoj kryerjen e gjenocidit ndaj shqiptarëve për vite me radhë, apo me të cilin e arsyetoi refuzimin e marrëveshjes së Rambujesë, me pretekstin se po i mbron serbet duke iu referuar krimeve që vet i kryenin.

- Advertisement -

Njëjtë po vepron Vuçiq me gjoja mbrojtjen e qytetareve dhe kishës serbe në Kosovë!

closevolume_off
Nëse është retorika e njëjtë, shtrohet pyetja, pse nuk kemi veprim të njëjtë ndërkombëtarë?

A ka kërkesë ndaj bashkësisë ndërkombëtare – NATO-s, për intensifikim të veprimit politik e ushtarak në Kosovë.

- Advertisement -

Kujtoj kohën kur Presidenti Rugova permanent kërkonte “protektoratin ndërkombëtarë për Kosovën si fazë transitore deri te pavarësia”.

Kjo kërkesë shtrohej pa dilema edhe nga përfaqësuesit e armatosur dhe të rreshtuar në UÇK me nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë, mbështetur në të drejtën historike të shqiptarëve që jetonin të okupuar në Jugosllavi.

Opsionin e pavarësisë e pranuam si kompromisin alternativ për bashkim në trungun natyral – Shqipërinë.

Çka po bëjnë sot, 51%-shi, që fituan në zgjedhjet e fundit?

Janë bërë palë zëdhënëse e qëndrimeve të Vuçiq, se ai kurrsesi nuk e njeh Kosovën, me deklarimet e tyre se “nuk ka kushte për tu njohur Kosova”, për çka i dekonspiroi vet ambasadori amerikan.

Negociuesit, iu drejtuan botës me thirrjen se “duhet ta kuptojnë Serbinë, se ajo ka nevojë të rikuperohet nga humbja e Kosovës”, ani pse edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, iu tregoj se Kosova, historikisht ka qenë entitet në vete, jo vetëm brenda kufijve aktual por edhe në Kosovën lindore edhe në Sanxhak, që po provojnë ti shuajnë përmes reciprocitetit me serbet kolon të kohës së Rankovicit, në Veri, e të cilët në takimin e pranimit të “zajednices” nuk i përmendet fare, as gjashtë kushtet e famshme, ndërkohë që sulmoni opozitën pse nuk janë në një mendje me ju në tradhtinë që po doni t’ia bëni vendit.

Tjetra, paratë e aferës korruptive në diplomaci, janë identike me paratë të cilat Serbia i pati investuar për shkatërrimin e Shqipërisë përmes trazirave ‘97.

Në kurs të njëjtë veprimi politik është dhe qeveria sotme, mjafton ti referohemi aferës korruptive në diplomaci dhe deklaratave të Vuçiq për “qindra miliona të qeverisë kosovare për opozitën serbe për ta bllokuar dialogun për marrëveshjen finale”, gjoja duke e kundërshtuar planin në fjalë bashkë me krye heroin Albin Kurti, si një “projekt që po rrezikon Serbinë”.

Kur konstatohet një gjendje në aspektin ushtarak, bëhet set analizash të detajuara, për ndërtimin e një strategjie për dalje nga ajo gjendje – të fituar dhe fillohet me veprim!

Ngjashëm është edhe në politikë!

Tani më, qeveria nuk mbahet përgjegjëse për çfarëdo fatkeqësie që i vije shtetit, sepse përmes aferës korruptive në diplomaci, po rezulton se Vuçiq direkt nga Bankat e Serbisë i ka blerë drejtuesit e negociuesit aktual neokomunist.

Ndaj, apeli im për veprim politik, drejtohet tek partitë opozitare të cilat kanë në gjenomin e tyre, patriotizmin shtetëror e kushterues, që të rreshtohemi në luftë kundër bashkim-vëllazërimit modern me Serbinë, në refuzimin e planit franko-gjerman me asociacionin pa njohje, refuzimin e draft statutit për “zajednicen”, përmes të cilit tentohet të rrënohet karakteri unitar i shtetit, karakteri laik i tij, për ta bërë shtet të regjionalizuar dhe ortodoks, siç nuk është as vet Rusia me kushtetutë.

Pra, asociacionit, i tillë siç është pranuar nga qeveria Kurti, është “kushtetuta e rajonit të Serbisë në Republikën e Kosovës”.

Pasur parasysh se, pjesa ma e madhe e atyre që luftuan me pushkë kundër regjimit të Millosheviçit, kanë tashmë një përvojë politike mbi 20 vjeçare në Kosovë, u bëjë thirrje që ta alarmojmë botën demokratike për agresionin e ri serb përmes këtij plani, edhe njëkohësisht të përgatiten për ta ndalë ri kolonizimin e Kosovës me të gjitha mjetet politike në dispozicion!

Për ketë na inkurajon edhe deklarata e z. Hovenier, se asnjëherë nuk kanw kërkuar, as kërkojnë që Kosova të marr vendime në dëm të Kosovës, integritetit territorial e sovranitetit politik, të saj apo krijimit të pushtetit të tretë.

Nëse vërtetë nuk doni të konsumoni tradhti ndaj vendit në procesin politik, po ua jap një alternativë se si të shpëtohet situata, nga presioni që paskëmi për formimin e asociacionit? Propozim: “Asociacioni i komunave me komunitet shumicë serbe, të integrohet në statutin e asociacionit aktual, dhe brenda tij të akomodohen të drejtat e popullatës serbe”.

Asociacion i ri i cili do të mblidhte serbët etnik, të ndalet me tërë koston politike, dhe qeveria ta sjellë në kuvend marrëveshjen e vitit 2015, e ta shfuqizojmë!

Përndryshe, sado territore e komunitete tjera ti aneksohen atij asociacioni, ai mbetet një etnik, ngase kompetencat që i jepen komunitetit dominues të asociacionit në vendimmarrje e funksionim, përcaktojnë substratin e tij politik.

Angazhimi politik nuk është retorika por veprimi politik.

Arsyet janë të qëndrueshme, ngase asnjëra nga garancitë e deritanishme për koncesionet e premtuara Kosovës, qoftë me pranimin e fusnotës apo pakos se Ahtisarit, nuk e kanë ndalur as zhbërë “organizimin paralel të shtetit serb në Kosovë”.

Kjo duhet të ndalet me ligj, në kuvendin e Kosovës!

As koncesionet e premtuara Kosovës, kur u nënshkrua marrëveshja e vitit 2015, nuk po rezultojnë me funksionalitet në Kosovë.

Provuam ti integrojmë serbët në institucione, as ata nuk funksionuan asnjëherë si kosovar por të instrumentilazuar nga Beogradi.

As marrëveshjet teknike, as ato politike.

Mjaftë më me improvizime të përkohshme!

Kjo shumicë parlamentare, e ka pas program elektoral zhbërjen e Dhomave Speciale, Zajednicën, Marrëveshjen e zotimeve në raport me Serbinë, kerkimfaljen e Serbisë, të pagjeturit, dokumentacionin administrativ e arkivor, etj.

Tani ka ardhur dita!

Urdhëro Albin, silli këto marrëveshje në kuvend e ti shfuqizojmë.

Unë do të jem votë pro!

Nëse këtë nuk e benë por e bën zajednicën, atëherë do të jesh Albin Kurt Pashë Toptani i Kosovës.

Është koha e fundit për një ofensivë politike dhe diplomatike e cila përfundimisht do ta ndalte formimin e asociacionit si, “alternativë e re” e Planit që u ideua pas çlirimit me 14 Shkurt 2021, e cila asociacionin e shndërron në “territor autonom serb” në Kosovë. Ndërsa Kosovën e pavarur, ky plan e kthen brenda ofertës së Millosheviçit, “më shumë se autonomi, e më pak se pavarësi”.

Ky qëllim po demaskohet orëve të fundit me fushatën e kabinetit Kurti për ta arsyetuar, me skenar.

Ky plan, ia lejon zajednicës të ketë impakt në kushtetutë.

Planet mund të kenë “Hyrje” por nuk nuk ka “Preambulë”. Preambulë ka Kushtetuta. Ky plan nuk i referohet kushtetutës.

Qysh kur u botua plani franko-gjerman në analizat e këtij plani nga personalitete të shkencës e politikës shqiptarë e të huaj, po lexohen nene të caktuara duke u fokusuar në tejkalimet apo jo të neneve të dokumenteve referuese vendore e të BE, ndërsa për mua veç kësaj është indikativ fakti se plani franko-gjerman nuk i referohet as në preambulë Kushtetutës së Republikës së Kosovës, (bile këtu thërret që të harrohet krejt historia) .

Pra supozojmë se pas disa muaj të funksionimit, bie ndesh Kryetari i zajednicës, me Ministrin e pushtetit lokal, dhe për rrugëdalje çështja i referohet nenit x të planit, e jo normave kushtetuese të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ose edhe më keq meqë ende territori i Republikës së Kosovës është në Kushtetutën e Serbisë, me të cilën ka negociuar BE dhe është arbitri, atëherë cila do të jetë situata.

Çështja është, se po rrezikon të shpërbëhet Republika e Kosovës si shtet dhe jo të rregullohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me shtetin fqinjë.

Nuk krijohen marrëdhëniet ndër fqinjësorë me okupatorin shekullorë, i cili edhe pas planit franko-gjerman, ka të drejtë me të mbajtë në kushtetutën e shtetit të tij!?

Pres së pari, nga partitë shqiptare në opozitë, edhe nga mazhoranca aktuale, ju që keni kod gjenetik shqiptarë, Ju atdhetarë e të dënuar politik, e ish ushtarë të UÇK, të mobilizoheni që ta ndalim aksionin politik kundër Kosovës – shtet i pavarurve sovran, me çdo kusht, përmes demaskimit politik, sepse po u bë dëmi do të jetë vonë.

Historia nuk na e fal, të na përsëritet për të tretën herë e njëjta tradhti, e kjo strukturë antishtet i Kosovës, kanë ecë shumë larg, për të na sjellë para aktit të kryer.

Duhet veprim sepse akuzuat dhe epitetet tradhti e tradhtar nuk ju japin efekt, sepse këta në fakt nuk po e ndjejnë se bëjnë tradhti por po e bëjnë detyrën dhe se janë brenda misionit.

Pra, duhet të mobilizohemi që me të gjitha format e mjetet, të organizojë mbrojtjen e shtetit të Kosovës nga çfarëdo plani që nuk e ka në pikën 1. Njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia; detyrimin e Serbisë me ndryshim kushtetutën; vendosjen e marrëdhënieve ndërshtetërore vetëm në nivel diplomatesh, kjo prejudikon reciprocitetin, dhe njohjen nga pesëshja evropiane.

Jemi rrethuar shumë ngushtë e s’ka tjetër, përveç kalimit në mbrojtje me të gjitha format e mjetet, për të ndalur atë që kishte paralajmëruar ish kryetari i PDK dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, se “këtij njeriu sherrin kemi me ja pa, ka me e kthye Serbinë në Kosovë”.

Mjaft më me mashtrime në dëm shtetit!

(Fjala e deputetit te PDK-se Hisen Berisha, në Kuvend, në debatin për dialogun dhe pranimin e Planit franko-gjerman dhe asociacionit)

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -