11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Tash e 14 vjet, shtetasi gjerman jeton dhe punon në Prishtinë, thotë se ndihet mirë

Kosova po vazhdon të përballet me numrin në rritje të të rinjve që po zgjedhin të largohen nga vendi.

Por, është dikush tjetër që pavarësisht sfidave e problemeve, ka zgjedhur të jetojë në Kosovë. Madje, ai tash e 14 vjet është duke jetuar punuar në Prishtinë.

- Advertisement -

Ndonëse vendi po përballet me numrin gjithnjë në rritje të të rinjve që po largohen, ka të tjerë që kanë zgjedhur Kosovën, si vend për të punuar e jetuar.

Tino Schweizer, nga Gjermania, tash e 14 vjet jeton dhe punon në Prishtinë.

Ditën e nis me përkushtim e entuziazëm në kompaninë “Relux”.

- Advertisement -

Inxhinier i motorikës, thotë se Kosova për të është vendi ku ai dëshiron të zhvillohet në karrierë.

Ai thotë se e ka gjetur veten në Kosovë, derisa shton se ushqimi dhe jeta e qetë dhe pa stres janë disa prej arsyeve pse ka zgjedhur të jetojë këtu.

“Jeta këtu jo aq e stresuar si në Gjermani. Në të gjithë vendin, natyra, njerëzit ushqimi gjithçka është më relaksuese sesa në Gjermani. Andaj për këtë arsye kam ardhur këtu“, tha Tino Schweizer, shtetas gjerman.

- Advertisement -

Përveç punës që bënë aktualisht, ai thotë se synon që të avancojë edhe më shumë në karrierë, duke punuar në zhvillimin e teknologjisë.

“Në të ardhmen gjithashtu planifikoj të punoj këtu me studentë rreth teknologjisë së automatizimit dhe programim, tani që industria është në rritje dhe kompanitë po rriten. Mendoj se kanë nevojë“, tha Tino Schweizer, shtetas gjerman.

Pronari i kompanisë “Relux”, Ramiz Gashi thotë se Tino është një shembull i mirë për t’u ndjekur, sidomos për të rinjtë të cilët mendojnë ta lenë Kosovën.

Kosova, viteve të fundit është përballur me numër të lartë të qytetarëve që po largohen nga vendi drejt shteteve të tjera evropiane.

Derisa, Gjermania mbetet si vendi që kosovarët më së shumti e zgjedhin për të punuar e jetuar.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -