14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Targat dhe dokumentet janë elemente të vogla në negociata, tha emisari Escobar

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe njëherësh edhe emisari i posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, ka qenë i angazhuar në një ofensivë ndërkombëtare ditëve të fundit që t’i afrojë palët, Prishtinën dhe Beogradin, drejt një marrëveshjeje për çështjen e targave të veturave dhe dokumenteve.

- Advertisement -

Emisari Escobar ka vizituar së fundmi Beogradin bashkë me ndërmjetësuesin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajcak, me të cilin takuan presidentin e Serbisë për të diskutuar vetëm dhe vetëm për një temë: si të arrihet marrëveshja për targat dhe dokumentet, në mënyrë që më 1 shtator të mos ketë tensione.

Escobar sot ka dhënë një intervistë për mediumin serb N1 ku ka përmendur disa tema të nxehta në dialogun mes dy vendeve.

Ai ishte i qartë se çështja për të cilën Kosova dhe Serbia nuk po mund të pajtohen, është një pjesë tejet e vogël platformës gjithëpërfshirëse për të cilën duhet të diskutohet.

- Advertisement -

“Më duhet të them që tani për tani, ajo për të cilën po flasim, targat dhe dokumentet, janë në fakt një element i vogël mbi një platformë gjithëpërfshirëse negociuese”, u shpreh Gabriel Escobar.

Më pas ai u pyet edhe për mënyrën se si do të angazhohet ShBA’ja në këtë proces, dhe nëse ka mundësi që edhe Sekretari Blinken të përfshihet në dialog. Një gjë e tillë u vlerësua e pamundur nga zoti Escobar, pasi që Blinken mund vetëm të bëjë ndonjë telefonatë që e ndihmon dialogun, por assesi të përfshihet në negociata.

“Ne potencialisht do të kemi nevojë për angazhim amerikan, jo negociata, por angazhim ndërsa ecim më tej përgjatë dialogut, ndërsa shkojmë më tej në rrugën drejt suksesit për zhbllokimin e një marrëdhënieje paqësore midis Serbisë dhe Kosovës dhe zhbllokimin e perspektivës europiane për të dy vendet”, ka thënë emisari Escobar.

- Advertisement -

Emisarët e BE’së dhe ShBA’së kanë qenë këtë javë në të dy kryeqytetet e palëve të përfshira në dialog, me ç’rast pas takimeve me liderët Kurti dhe Vucic, u shprehën optimistë për gjetjen e një zgjidhjeje që e qetëson situatën në veri të Kosovës.

Në anën tjetër, KFOR ka shtuar ndjeshëm prezencën ushtarake në veri, duke thënë se ata do të jenë garantues të sigurisë dhe se “do të mundësojnë lëvizjën e lirë për qytetarët e Kosovës”, përcjell gazetametro.net.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -