12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Tare: E vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jeni krenarë që jeni shqiptarë. Pse duhet të jenë krenarë?

- Advertisement -

Studiuesi Auron Tare është i mendimit se Shqipëria ka individualisht personazhe me të cilët mund të mburresh, por jo si komb.

I pyetur nëse emisionin “Arnautistan” nëse është krenar që është shqiptar, Tare tha se kur udhëton në këtë vend e ke të vështirë të jesh krenar.

- Advertisement -

Po ashtu ai u shpreh se është vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jesh krenar se je shqiptar.

Megjithatë Tare thotë se ndihet krenar për trashëgiminë kulturore, e cila sipas tij, po shkatërrohet dita-ditës.

- Advertisement -

“Fëmija im i vogël refuzon të flasë shqip, sepse i vogël i kanë mbetur imazhe, thotë ju shqiptarët hidhni plehrat nga ballkoni, se aty te ‘Myslym Shyri’ i hidhnin ndonjëherë, dhe qëlloni qentë me gurë, është një fëmijë 4-5 vjeç. Shumë interesant fëmija si i qaset vendit.

A jemi krenarë që jemi shqiptarë? Mendoj që ne kemi pasur fatin, nuk e di i mirë apo i keq, që lindëm këtu. Mund të kishim lindur në Greqi, Itali, dhe mund të ishim më krenarë, sepse kanë futboll të bukur, opera, arkitekturë.

Në Shqipëri kur udhëton e ke të vështirë të ndihesh krenar. Unë ndihem krenar për trashëgiminë kulturore, të cilën krenarisht po e shkatërrojmë përditë.

- Advertisement -

Kur udhëton nëpër Shqipëri, pjesët e trashëgimisë kulturore dhe bukuria e natyrës, dy qendrat tona më të rëndësishme të pasurisë së UNESCO-s, Berat dhe Gjirokastër, janë otomane. Arkitektura e qyteteve antike është romake. Butrinti etj, etj.

Është vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jesh krenar se je shqiptar! Për çfarë arsye?! Im bir loz basketboll, është 13 vjeç, edhe dje isha me një mikun tim që më tregonte se basketbolli në Shqipëri është një dramë e vërtetë. Kur kam lozur unë basketboll Shqipëria luante në nivele europiane.

Më tha po djali do donte të luante për kombëtaren shqiptare, është pyetje interesante. Nuk e di nëse do donte, sepse basketbollist po e bën Amerika, jo Shqipëria. Aristoteli thotë nuk je grek se linde, por se do të jesh grek, pra kulturalisht, është debat interesant ky”, tha ai.

Sipas Tares nëse lexon Konicën e viteve 20’ është i njëjti realitet me Shqipërinë e ditëve të sotme.

“Nuk jam më në Tiranë. Kur jam në Shqipëri jetoj në zonën e Jugut dhe kur s’jam në Shqipëri jetoj në Boston. Në përgjithësi largohem nga tetori dhe rikthehem nga prilli, maji. Kam zgjedhur Bostonin për edukimin e fëmijëve, shkollën. Unë jam qytetar amerikan prej vitesh. Kam 20 vite rezident në Amerikë.

Sa zbrita në aeroport, shkova të pija një kafe, edhe kamarierët ku porosita kafen, të gjithë flisnin për Green Card, si do iknin, edhe u ndjeva keq. Është një lloj fryme pesimiste në Shqipëri, e rinisë në përgjithësi. Besoj që po, është për t’u shqetësuar. Por nga ana historike shqiptarët gjithmonë kanë qenë njerëz që kanë lëvizur.

Është një vend i vogël, nuk ka resurset e mjaftueshme me sa duket për të mbajtur njerëzit. Nuk ka gjë të ikësh, por fryma është problematike. Sllovenia kishte numrin më të vogël të të rinjve që iknin, kishte një frymë pozitive në Slloveni. Lexo Konicën e viteve 20’, është sikur lexon Konicën e vitit 2023! Administrata, qasja e shtetit, doganat, policia…”, u shpreh Tare.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -