-2.8 C
Pristina
17 Janar, 2021 - 17:08

Taktikë e mençur e Isa Mustafës ta ‘djeg’ Avdullah Hotin e ‘djegur’

Taktikë e mençur e Isa Mustafës ta ‘djeg’ Avdullah Hotin e ‘djegur’.

- Advertisement -

Isa Mustafa e di shumë mirë se LDK kurrë më keq nuk i ka pasur punët.

Është parti e modës së vjetër, parti jo interesante, bajate, jo atraktive, e lodhur, e mërzitur, depresive, e mbyllur në vetvete dhe e mykur nga kotësia dhe dembelia.

Kushdo në LDK që do të kandidonte përballë Albin Kurtit, do të digjej, prandaj, i djegur se i djegur, Avdullahu ka përvojë profesionale në djegie, dhe si i tillë më ‘shkrumb’ s’bëhet.

‘Lermëni mua, ta çojë dështimin deri në fund’- ka thënë sot Avdullahu në çastin e flijimit!

Është përgjegjësi e madhe me marrë dështimin përsipër, siç e merr Avdullahu në fjalë.

Asgjë e Re në LDK.

LDK nuk e përçon më energjinë, jepi sa të duash energji pozitive, jepi sa të duash dashni, veç sa e çon dëm, sepse LDK është e ndryshkur dhe vende- vende e këputur.

Nuk funksionon.

As Lutfi Haziri nuk bën punë, sepse Luta është si xhaketë me dy fytyra, dhe i ka dy qafa dhjamë, t’mbushet mendja që flen me kry n’sahan.

Prandaj, nuk e merr kush seriozisht tërpinë që më shumë e do ushqimin sesa Kosovën.

Në LDK shumica kanë vnu’ dhjamë në qafë!
Pa punu kurrë-gjë, veç tuj hëngër, tuj pi e tuj vjedh.

Që tregon se ata e shohin qafën pa pasqyrë 🤦‍♀️.

P.S. Për herë të parë pas Iuftës, Rugova nuk është më interesant.

S’do të mund të shpëtojnë më duke u kapur për varrit të Rugovës si i vd.ekuri prej fijes së kashtës.

LDK është e vetmja parti që pas vd.ekjes së Rugovës mbijetoi duke llogaritur në vd.ekje.

Askush nuk ia ka pa hairin ‘vd.ekjes’ më shumë se LDK.
Kurrë asnjë fushatë e tyre nuk ka qenë për të gjallët, veç për ahiretin.

Pra, vd.ekja i ka mbajtur gjallë, e tash po shiihet se vd.ekja ka vendosur të ‘vd.es’ përnjëmend.

Të fundit

Të tjera nga rubrika