fbpx
1.7 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

“Takimi që ndryshoi gjithçka”, mediumi serb zbulon kërkesën e Vuçiqit që iu refuzua

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Mediumi serb “Nova.rs” bazuar në burimet e afërta me partinë e Aleksander Vuçiqit ka raportuar për takimin në mes të presidentit të Serbisë dhe pesëshes së emisarëve të kryesuar nga Lajçak dhe Escobar.

Siç shkruan ky medium, përfaqësuesit ndërkombëtar i kanë prezantuar Vuçiqit një “ultimatum serioz”, raporton Gazeta Express

Ndërkohë sipas këtij burimi, Vuçiq ka kërkuar që të procedohet “hap pas hapi” me marrëveshjen, megjithatë pesëshja e emisarëve ka kërkuar që gjërat të lëvizin shumë më shpejt.

- Advertisement -

Kjo thuhet të ketë qenë edhe pika kryesore mospajtuese në mes të Vuçiqit dhe ndërkombëtarëve, transmeton Express.

“Vuçiq ka propozuar të shkohet gradualisht, në faza, hap pas hapi. Prioriteti i tij është që të krijohet Asociacioni, pastaj të shkohet gradualisht tutje me negociatat. Pesëshja qartë e kanë thënë që s’ka hapësirë për negociata graduale apo në faza, dhe që pranimi dhe implementimi i të gjithë marrëveshjes duhet të diskutohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë ky burim për Nova.rs.

Ky burim i NOVA-s ka thënë se Vuçiq në këtë takim e ka përmendur edhe faktin se kërkesën ndërkombëtare duhet t’ua shpjegojë qytetarëve të Serbisë dhe se për këtë i duhet kohë.

Megjithatë ndërkombëtarët raportohet t’i kenë thënë se është president i Serbisë, se e ka punë që ta bëjë një gjë të tillë dhe se “nuk është problem i tyre”.

- Advertisement -

Pas këtij takimi presidenti serb ka mbajtur një konferencë për media ku ka thënë se Serbia është e gatshme ta pranojë dhe të punojë për implementimin e propozimit franko-gjerman.

- Advertisement -

Të fundit

Pamje dramatike Iufte: kur rusët “thërmohen” nga një raketë ukrainase

Ky është momenti dramatik kur një grup ushtarësh rusë bëhen copë-copë nga ukrainasit që lëshojnë një raketë ndaj tyre. Në...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -