24.7 C
Pristina
Monday, June 27, 2022

Tahiri: Të mërkurën votohet Trust-i

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Albelard Tahiri, ka njoftuar që të mërkurën më 22 qershor Kuvendi i Kosovës e ka në rend dite draft ligjin për mundësinë e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve të qytetarëve në fondin pensional.

Tahiri tha kjo kërkesë e qytetarëve që vjen pikërisht në kohën kur vendi po ballafaqohet me rritje të madhe të çmimeve të secilit produkt esencial, derivateve e energjisë elektrike.“Ky draft ligj prek rreth 695 mijë qytetar kontribuues.

Pozita në këtë rast besoj se do të reflektoj dhe t`i marrë parasysh kërkesat e qytetarëve”, tha ai duke shtuar se ngritje të pagave nuk ka si dhe as masa të qeverisë.

Tahiri tha se e kanë parë të arsyeshme ta ndërmarrin një iniciativë të tillë dhe beson që deri në ditën kur të votohet pozita të reflekton.

Tahiri ka përmendur edhe çështjen e veteranëve të cilët tha se do të vazhdojnë ti mbështesin.

“Të lihen jashtë pagës minimale kategoria më e ndjeshme në vendin tonë është e pa pranueshme. Në asnjë rrethanë nuk duam që veteranët ti shndërrojmë në kauzë politike, shpresojmë që veteranët ta bashkojnë pozitën e opozitën”, tha Tahiri.

- Advertisement -

Tahiri shtoi se shpreson që dialogu mes tyre të përfundoj me një marrëveshje që t`i gjej të kënaqur veteranët.

“E inkurajomë qeverinë që t`i merr parasysh kërkesat e veteranëve”, tha ai.
Tahiri tha se do t`i procedojnë sot amandamentet të cilat ua mundësojnë që ky pension i veteranëve të jetë në nivelin e pagës minimale.

Sa i përket pengimit të mbajtjes së seancës, Tahiri tha se çfarë kanë bërë janë mjete demokratike.

- Advertisement -

“Ne nuk largohemi nga Kuvendi këtu e bëjmë betejën.

Janë demokratike duke i krahasu me të kaluarën gjitha këto janë simbolika që nuk duhet të vazhdohet më tutje përderisa ka dhunim të drejtave të një kategorie siç është kategoria e veteranëve të UÇK-së”, përfundoi ai.

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës, për shkak se pensionet e tyre nuk janë përfshirë në Ligjin pë Pagën Minimale.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar se nuk do të ndalen duke protestuar dhe sipas tij nëse ky ligj nuk tërhiqet nga Qeveria, do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Të fundit
Lajme të lidhura