-6.3 C
Pristina
18 Janar, 2021 - 05:41

Sylë Hoxha në fushatën e Avdullah Hotit, reagon Driton Tali, përmend rastin e Astrit Deharit

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avduallah Hoti, gjatë ditës së shtune mbajti një takim me mbështetësit e tij në Prizren.

- Advertisement -

Këtu mori pjesë edhe ish-kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha.

Për këtë ka reaguar, analist i pavarur, Driton Tali.

Ai në postimin e tij në Facebook, shpreh dyshime për besimin ndaj Gjyqësorit.

“Katër vite më parë Sylë Hoxha, pasi bëri punë “të shkëlqyeshme” në rastin e Astrit Deharit promovohet në prokuror të Prokurorisë Speciale:, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

A t’i besojmë institucioneve tona të cilat i krijuam me gjitha atë mund e sakrifica?

A t’i besojmë Gjyqësorit?!

Katër vite më parë Sylë Hoxha, pasi bëri punë “të shkëlqyeshme” në rastin e Astrit Deharit promovohet në prokuror të Prokurorisë Speciale.

E dje ishte i pranishëm (kuptohet si i pavarur 🙂 ) t’u Dulla ashtu siç ishte i pranishëm në Kuvendin e LDK-ës (poashtu si “i pavarur”) edhe atëherë kur krisi dajaku për shkak të pakënaqësive.

Syle Hoxha ne takimin me zyrtaret e LDK-se

Të fundit

Të tjera nga rubrika