Me 28 shtator të vitit 2017, Veton Krusha, vëllai i 22 vjeçarit të vrarë në vitin 2016 në Siri, Hamdi Krusha, kishte dëshmuar ndaj hoxhë Mazllam Mazllamit dhe tre imamëve të tjerë.
Krusha, kishte dëshmuar se si vëllai i tij i vrarë në prill të 2016’ës në Siri, dy vite para se të merrte rrugën për në ‘Al Nussra’ ishte nisur të shkonte në xhaminë në lagjen Ortakoll të Prizrenit, që atëkohë drejtohej nga hoxha Mazllam Mazllami, njëri prej imamëve ishte akuzuar për vepër penale qe ndërlidhen me terrorizmin.
Por Krusha nuk kishte treguar në gjykatë nëse vëllai i tij ka dëgjuar ligjëratat e këtij imami.
ADVERTISING
Megjithatë, ai kishte thënë se është në dijeni se Hamdi Krusha t’i ketë ndjekur ligjërimet e imamit Idriz Bilibani, po ashtu imam ky që ishte i akuzuar në të njëjtin proces gjyqësor.
Në procesin gjyqësor të katër imamëve, Mazllam Mazllami akuzohej për veprën penale Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Në këtë proces gjyqësor Mazllami kishte dalur i pafajshëm.
Kujtojmë që emri i hoxhë Mazllam Mazllamit u rikthye në media pasi që dy ditë më parë ai u pensionua, derisa për iftar kishte mbledhur dhjetëra persona. Për nder të këtij rasti u zbulua me ceremoni edhe dhurata për të, një Mercedes Benz luksoz të cilin ia zbuloi vet Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava.
Nuk mund të thuhet se kjo dhuratë modeste për një bashkësi religjioze që kritikohet për mbajtjen e financave pa publikuar.
Luksi i tepërt nuk mund të thuhet se i shkon për shtat modestisë e moderimit fetar, e pikërisht edhe në muajin e Ramazanits, në skenë për të komentuar veturen e hoxhës Mazllam Mazllamit u shfaq edhe Xhevdet Pozhari, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili, ka dalë në mbrojtje imamit për dhuratën e shtrenjt që ka fituar për pensionimin e tij.
Pozhari ka kritikuar ata që i quan “analistët anti-Albin”, të cilët në munge
së të kritikave ndaj kryeministrit Kurti ditët e fundit sipas tij, kanë gjetur kohë të merren me dhuratën që i është bërë Hoxhës.
Analisti Pozhari po ashtu ka kujtuar se ishte pikërisht Mercedesi që kishte refuzuar t’i shesë vetura qeverisë së Thaçit, të cilën ai e quan “të korruptuar”.
“Pasi që këto ditë ishte pushim dhe nuk patën se me çka të merren me Qeverinë, këtyre analistave anti-Albin e pro-Hashim, ju paska dal vakt me u marr me dhuratën, veturë Mercedes, që ia kanë bë xhemati një hoxhe të pensionuar. Të njëjtin kanë harruar ose nuk duan ta përmendin se firma Mercedes pat refuzuar me ju shit vetura Qeverive të korruptuara të Hashim Thaçit. Hoxhë, e gëzofsh veturën!” – ka thënë ai.
Ilir Mirena, analist i politikes, ironizoi me dhuratën e pensionimit për hoxhën Mazllam.
“Nje pershendetje per Mulla Mercedesin e Prizrenit…” – ka shkruar ai.