13.8 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Syla e Pozhari “përplasen” për “Mercedesin” e hoxhës Mazllam, e përmendin Kurtin e Thaçin

- Advertisement -

“Mercedesi”, pra vetura e njohur gjermane, u ka hyrë në mes analistëve të politikës. Kuptohet virtualisht. E gjitha nisi me një pensionim jo fort të zakonshëm të Mazllam Mazllamit, hoxhë nga Prizrenit. Mazllami, që është hoxhë jo rrallëherë kontravers, “xhemati” i tij i ka dhuruar një veturë luksoze “Merdedes”, të cilën ia dorëzuan në një mënyrë ekstravagante, ku kisht edhe fishekzjarre e duartrokitje.

- Advertisement -

Dhurata luksoze e pensionimit ka shkaktuar shumë reagime në vend. Deri besimtarët janë gëzuar shumë për hoxhën e tyre, disa i kanë kritikuar hoxhallarët për mungesën e modestisë, siç e kërkojnë fetë abrahamike e siç ka jetuar edhe vetë profeti Muhamed.

Përplasja e analistëve të politikës

- Advertisement -

Analisti, Valon Syla ka reaguar pas pamjeve ku iu dhurua “Mercedes”-i hoxhës nga Prizreni dhe i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka thënë se Tërnava është marakli i veturave të shtrenjta dhe ka treguar një ngjarje personale të vitit 1984.

Ai ka thënë hoxhollarët po sillen si “Mulla Mercedsa” në muajin e Ramazanit në vend se të reflektonin për modesti.

- Advertisement -

“Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një marakli i kerreve… blen vetura për vajzën e tij superluksoze, për djemt e tij, madje ju hapë firma me shit kerre, dhe tash së fundmi shpalos ‘Mulla Mercedesa’ në muajt e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet me modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si ‘Vali Corleone’…” – ka shkruar Syla.

Tutje, gazetari ka thënë se hoxhallarët më shumë duken si yje te Holliëoodit, se sa si respektues të muajit modest të Ramazanit. Syla ka pyetur edhe për financat e BIK-ut.

“Këtë e bënë Tërrnava, pa i shpalosur kurrë Finacat e BIK’ut, nga të cilët ofertat për haxhillëk, janë më të shtrejta për myslimanët e Kosovës, se për ata shqiptarë myslimanë nga Shqipëria, Maqedonia, apo të tjerë nga rajoni si Novi Pazari, Bosnja e Mali i Zi? Ku pi merr paret O Mulla Limuzinë Tërrnava, që kurrë nuk raportove për financat tua, e as BIK’ut?”- tha ai.

“Më poshtë e shihni këtë Jay-Z’inë tonë prej imami qysh me familje e me hoxhallarë ka marak me i pajisë me kerre, edhe atë luksoze.Çfarë shembulli fetar është ky muajin e mëshirshëm dhe modest të Ramazanit. Por me gjasë hoxhallarët i ka rrokë puberteti i dytë, apo kriza e moshës së mesme që ende egot e tyre dhe apelin seksual kqyrin me shëru me kerre të shtrejta.” – ka shkruar ndër të tjera Syla.

Pas reagimit të Sylës, në skenë për të komentuar veturen e hoxhës Mazllam Mazllamit u shfaq edhe Xhevdet Pozhari, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili, ka dalë në mbrojtje imamit për dhuratën e shtrenjt që ka fituar për pensionimin e tij.

Pozhari ka kritikuar ata që i quan “analistët anti-Albin”, të cilët në munge

së të kritikave ndaj kryeministrit Kurti ditët e fundit sipas tij, kanë gjetur kohë të merren me dhuratën që i është bërë Hoxhës.

Analisti Pozhari po ashtu ka kujtuar se ishte pikërisht Mercedesi që kishte refuzuar t’i shesë vetura qeverisë së Thaçit, të cilën ai e quan “të korruptuar”.

“Pasi që këto ditë ishte pushim dhe nuk patën se me çka të merren me Qeverinë, këtyre analistave anti-Albin e pro-Hashim, ju paska dal vakt me u marr me dhuratën, veturë Mercedes, që ia kanë bë xhemati një hoxhe të pensionuar. Të njëjtin kanë harruar ose nuk duan ta përmendin se firma Mercedes pat refuzuar me ju shit vetura Qeverive të korruptuara të Hashim Thaçit. Hoxhë, e gëzofsh veturën!” – ka thënë ai.

Ilir Mirena, analist i politikes, ironizoi me dhuratën e pensionimit për hoxhën Mazllam.

“Nje pershendetje per Mulla Mercedesin e Prizrenit…” – ka shkruar ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -