13.4 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Sveçla për rastin e 11-vjeçares: E mitura ka mbi një vit që është dhunuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media ka thënë se i ka bërë kërkesë Kryeshefit të IPK-së, që të gjithë të përfshirët në rastin e 11-vjeçares të thirren në cilësinë e dëshmitarit në mënyrë që publiku të informohet drejtë mbi atë çka ka ndodhur.

Sveçla tha se të gjitha informatat e këtij rasti tregojnë për dështime të një pas njëshme të institucioneve përgjegjëse, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

- Advertisement -

“Në këtë rast janë të përfshirë, Prokuroria, qoftë Qendrat për Punë Sociale, qoftë Policia e Kosovës, por edhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë. Të gjitha informatat e deri tanishme na treogjnë për dështime të një pas njëshme të institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur të miturën, e pastaj edhe për të identifikuar edhe çfarë ka ndodhur, dhe për të identifikuar gjithë dhunuesit të cilët ende nuk janë arrestuar të gjithë”, tha Sveçla.

Në konferencë, ministri Sveçla tha se 11-vjeçarja ka mbi një vit që është dhunuar e mitura.

“Nuk mund të them saktësisht, pasi çështja është nën hetim, por tani mund të them se ka mbi një vit. Indikacionet e para, janë se kjo e mitur është dhunuar për më shumë se një vit”, shtoi Sveçla.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -