19.3 C
Pristina
Thursday, August 18, 2022
- Advertisement -

Sveçla: Lista Serbe nuk mund ta shantazhojë Qeverinë Kurti

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla thotë se Lista Serbe nuk mund ta shantazhojë Qeverinë Kurti për shkak të vendimeve të reciprocitetit.

- Advertisement -

Sveçla u shpreh se nuk shikon asnjë variant matematikor që dalja e Listës Serbe nga Kuvendi i Kosovës të rrezikojë Qeverinë.

“Ata nuk janë as pjesë e koalicionit qeveritar dhe për herë të parë të ekzistencës së tyre, ata janë të devalvuar politikisht”, tha Sveçla për RTK.

Madje ai u shpreh se nuk ka as vullnet të Qeverisë për bashkëpunim, të cilin ai e quajti, kriminaI me ta.

- Advertisement -

“Nëse Lista Serbe janë pjesë aktive e këtyre organizimeve kriminaIe më veri, domosdoshmërish se janë pjesë e grupeve kriminaIe”, u shpreh Sveçla.

Ai shtoi se Lista Serbe është një lloj ombrelle politike.

“Politikisht Lista Serbe janë të devalvuar”, u shpreh ministri Sveçla, sipas të cilit, ky është sukses i jashtëzakonshëm i shoqërisë dhe votuesve që e kanë defaktorizuar atë deri në atë shkallë sa qëndruan, ose apo dolën nga Qeveria, nuk ka fare rëndësi.

- Advertisement -

Ai tha se Kosova përfundimisht nuk është e shantazhuar nga Lista serbe.

“Sipas marrëveshjeve të mëhershme që kemi trashëguar e që ishin të dëmshme, atyre u takon një vend në Qeveri, por nuk janë pjesë e koalicionit dhe nuk mund ta rrezikojnë qeverisjen Kurti”, tha ministri i Punëve të Brendshme.

“Nuk besoj se ka subjekte politike të cilat i bashkohen Listës Serbe për shkak të barrikadave dhe reciprocitetit”.

Sveçla ka thënë se kanë kapacitete për t’i hequr barrikadat e ngjashme me ato të vendosura së fundi në veri nga serbët lokalë, në shenjë pakënaqësie ndaj reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia.

“Për ne është me rëndësi që rendi dhe ligji të sundojë atje. Ne do të luftojmë ta luftojmë kontrabandën në çdo cep të Kosovës, përfshirë edhe veriun. Serbët lokalë janë lodhur nga strukturat paralele dhe ata dëshirojnë një jetë të qetë si qytetarë të barabartë të këtij vendi”, ka thënë Sveçla, për RTK.

Ai ka thënë se rrugët për futjen e mallrave ilegale janë mbyllur dhe ruhen 24 orë nga Policia e Kosovës, ndërkohë që Serbia ka shfrytëzuar grupet kriminale për të detyruar serbët në veri që të kundërshtojnë institucionet e Kosovës, duke iu dhënë hapësirë për kontrabandë.

“Ekziston vullnetin politik, por edhe të policisë që rendi dhe ligji të shtrihet në veri dhe besoj se kjo punë po bëhet me sukses”, ka thënë ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -