7.7 C
Pristina
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Suspendohet Drejtori i Policisë Rajonale në veri Nenad Gjuriq

Është konfirmuar suspendimi i drejtorit rajonal të Mitrovicës Veriore, Nenad Gjuriq, pasi i njëjti dyshohet se ka refuzuar të bëjë shqiptimimin e qortimeve ndaj qytetarëve serb për targat.

Policia e Kosovës thotë se nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Me datë 03.11.2022, u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me rekomandim të IPK-së ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veri, për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare.

Suspendimi i tij është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës dhe rekomandimit të IPK-së.

- Advertisement -

Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -