23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Sunny Hill Festival rikthehet në Prishtinë, reagon bashkia Tiranë

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pasi Kosova konfirmoi se Sunny Hill Festival do të mbahet edhe në Prishtinë.

Edicioni special i këtij viti është rikthyer sërish në Prishtinë ku do të mbahet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht.

‘Sunny Hill Festival – Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë! A jeni gati për një super verë elektrizuese në të dyja kryeqytetet shqiptare? Jam shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Një super lajm për të gjithë! BASHKË!’- shkruan Veliaj.

Rikthimi i festivalit në Prishtinë i ka dhënë fund një debati të nisur prej ditësh. Përmes një deklarate të përbashkët të Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Kulturës dhe organizatorëve të Sunny Hill Festival, është bërë e ditur se festivali po rikthehet në data që ishte planifikuar edhe më parë.

Ishte vëtë Kompania Sunny Hill njoftoi 5 ditë më parë se kishte anuluar planet për organizimin e festivalit në Prishtinë. Shkak sipas kompanisë u bënë mosmarrëveshjet me krerët e pushtetit qendror dhe lokal në Kosovë, ndaj festivali Sunny Hill, u zhvendos në Tiranë, por tashmë siç duket është gjetur zgjidhja ndërmjet tyre.

Edicioni special i këtij viti në Prishtinë ku do të mbahet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Emra të njohur të muzikës botërore dhe vendore do të performojnë në 3 netët e festivalit më të madh ndërkombëtar të muzikës në Kosovë, Suny Hill.

Prishtina dhe Tirana do të shijojnë festivalin që do të sjellë Duan Lipën, Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë. Po ashtu për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

- Advertisement -

Ndonëse është vetëm edicioni i dytë i këtij festivali i cili organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, interesimi për të blerë biletat të cilat tashmë janë online ka pothuaj nga e gjithë bota.

Deklarata e ministrisë së Kulturës në Kosovë:

Deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës (në emër të Qeverisë së Kosovës), Komunës së Prishtinës dhe Sunny Hill FestivalSunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë. Institucionet qendrore dhe lokale bashkërisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.

- Advertisement -

Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë. Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht. Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror. Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë. Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival.

Të fundit
Lajme të lidhura