8 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Sulm me thikë në një shkollë të Beogradit

- Advertisement -

Në gjimnazin “Ruxher Boshkoviq” në Beograd, një ditë pas tragjedisë së ndodhur në shkollën “Vladislav Ribnikar” të kryeqytetit serb ku 13-vjeçari Kosta K. la të vdekur 9 persona, ka ndodhur një incident me thikë.

Nga gjimnazi kanë bërë të ditur detajet e incidentit që ka ndodhur të enjten, kur një ish-nxënëse ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues në atë shkollë në Beograd.

- Advertisement -

“Sot rreth orës 13:00, një ish-nxënëse (15-vjeçare) e gjimnazit Ruxher Boshkoviq erdhi për të vizituar shoqen e saj e cila shkon në shkollën tonë. Pasi ish-nxënësja kaloi sigurinë dhe raportoi se kishte ardhur për të vizituar një shoqe, ajo kaloi pak kohë në shkollë pa asnjë tregues se mund të ndodhte ndonjë incident. Gjatë një pushimi të vogël, mes dy orëve, ish-nxënësja ka nxjerrë papritur një thikë kuzhine, të cilën e kishte fshehur me vete, në korridorin e gjimnazit, i është afruar nga pas një nxënësi (15) dhe e ka goditur me thikë në pjesën e shpatullave, duke i shkaktuar lëndim të lehtë fizik”, thuhet në njoftimin e shkollës, transmeton N1, shkruan Klankosova.tv.

Në të njëjtin moment, tre mësuese të pranishme në korridor kanë reaguar menjëherë dhe kanë mbrojtur fëmijët e pranishëm dhe gjatë marrjes së thikës nga ish-nxënësja, një mësuese ka marrë dy prerje, thonë nga shkolla.

- Advertisement -

“Menjëherë vrapoi një roje sigurie dhe ia kufizoi lirinë e lëvizjes ish-nxënëses. Në të njëjtin moment është thirrur policia dhe shërbimet emergjente, të cilët kanë mbërritur shumë shpejt në vendngjarje. Pjesëtarët e policisë morën në dorëzim ish-nxënësen, ndërsa të plagosurve iu dha ndihma mjekësore. Pasi mjekët konstatuan se nxënësit kishin lëndime të lehta fizike dhe mësuesi kishte të prera, ata u lejuan të shkonin në shtëpi”, njoftoi shkolla.

Siç thuhet, drejtoria e shkollës ka njoftuar prindërit e nxënësve për ngjarjen e pakëndshme menjëherë.

Në të njëjtën kohë, shërbimet profesionale dhe administrata e shkollës i njoftuan nxënësit se kishte ndodhur një incident dhe i udhëzuan për procedurën e sigurisë për daljen nga kampusi i shkollës dhe transportin e organizuar për në shtëpitë e tyre, përkatësisht për marrjen nga prindërit e tyre.

- Advertisement -

“Administrata e gjimnazit ‘Ruxher Boshkoviq’ shpreh keqardhjen e sinqertë për ngjarjen fatkeqe të sotme që tronditi nxënësit, prindërit dhe punonjësit. Aq më tepër që kjo ndodhi në kohën kur i gjithë opinioni ende është duke u shëruar nga tragjedia e madhe që ndodhi dje në shkollën e Beogradit ‘Vladislav Ribnikar’. Për të mbrojtur nxënësit dhe prindërit e saj, shkolla rezervon të drejtën të mos zbulojë të dhënat personale apo inicialet e pjesëmarrësve të kësaj ngjarjeje në përputhje me Aktin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Edhe policia e Beogradit e ka konfirmuar rastin, teksa ka thënë se dy persona kanë mbetur të plagosur. /Klankosova.tv

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -