29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

SuImuan dhe Turqinë: kush janë hakersat iranianë në suIm ndaj Shqipërisë?

Fabian Zhilla, ekspert për çështjet e drejtësisë dhe sigurisë, shpjegon se cilat janë formacionet ushtarake iraniane të specializuara për Iuftë kibernetike të cilat mund të kenë marrë pjesë në suImin e paprecedentë kibernetit ndaj Shqipërisë javën e fundit.

Me shumë gjasa ky është një suIm nga hackers të sponsorizuar nga shteti iranian.

- Advertisement -

Tipologjia e suImeve të mbështetura nga Irani ndërmerret nga Hackers të Gardës Revolucionare.

Këta kryesisht suImojnë institucione të rëndësisë së veçantë për të mbledhur të dhëna inteligjence”, tha Zhilla për TCH.

Eksperti në fjalë tregon më kokretisht se cila njësi ushtarake e Iranit qëndron mbrapa suImit në Shqipëri.

- Advertisement -

“Organizata të mbështetura nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MIS) e Iranit si Muddy Water.

Në fakt kjo organizatë është pjesë e MIS dhe një ndër objektivat e saj është të suImojë institucionet e vendeve të cilat strehojnë dhe mbështesin opozitën iraniane.

Muddy Water ka suImuar Ministrinë e Brendshme dhe atë të Shëndetësisë në Turqi në shkurt 2022.

- Advertisement -

Një grup tjetër i mbështetur nga Irani është ai i quajtur Phosphorus ose APT35.

Këta kryesisht gjurmojnë persona ose institucione të caktuara duke ju vjedhur të dhënat dhe i përgjuar.

Ata mund ti përdorin të dhënat konfidenciale për shantazh por dhe gjobvënie”, shpjegon eksperti Zhilla.

Ai sugjeron që autoritet tona duhet menjëherë të kontaktojnë partnerët tanë ndërkombëtarë, por mbi te gjitha të marrin një kontakt me palën turke, për të mësuar se si është menaxhuar nga ata kjo situatë.

Që prej vitit 2020, thekson Zhilla, Irani ka investuar seriozisht në Iuftën dhe spiunazhin kibernetik dhe Shqipëria është ndër objektivat kryesore.

Sipas tij, për këtë nevojitet një politikë shumë dimensionale përpara se të gjendemi përballë një suImi edhe më shkatërrues se ky.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -