20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

SuImoi me grushta e shqelma një qytetar në veturë, arrestohet reperi Fero

Policia e Kosovës e ka ndaluar reperin Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit “Fero”, nën dyshimin për suIm fizik.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjilan, përmes një njoftimi për media të hënën.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria ka thënë se ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari të dielën në orën 17:00 ka kryer veprën penale, “SuIm”.

Video ekskluzive: Këngëtari Fero e suImon me grushta e shqelma një qytetar në veturë

 

Të fundit
Lajme të lidhura