Një zyrtar policor është suImuar fizikisht në aeroportin “Adem Jashari” nga një person të cilit i ishte anuluar udhëtimi.
Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTARAeroporti ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “ADEM JASHARI” 31.12.2022-18:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në shenjë pakënaqësie se ju kishte anuluar udhëtimi –fluturimi, së pari kishte shkaktuar probleme me sigurimin dhe më pastaj kishte suImuar fizikisht zyrtarin policor i cili ka pranuar trajtim mjekësor.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje