17.8 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022

SuImohet me mjet shpërthyes objekti i “Elektrokosmet” në veri të Kosovës

Një mjet shpërthyes është hedhur të enjten mbrëma rreth orës 22:45 në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës.

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti, e ka konfirmuar rastin për KOHËN, duke thënë se përveç dëmeve materiale nuk ka lëndime në njerëz.

Ai ka thënë se fillimisht është dyshuar për ndezje të zjarrit si pasojë e tensionit të lartë, por që pas hetimeve ka rezultuar se ka pasur suIm.

“Ka pasur zjarr ne trafo, fillimisht u mendua që zjarri ishte pasojë e tensionit të lartë mirëpo pas hetimeve rezultoi se ka pasur suIm, meqë edhe disa vetura përreth ishin të dëmtuara”, ka thënë Hoti.

SuImi në këtë objekt vjen dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë ndërmjet Kosovës e Serbisë, në Bruksel.

Kosova dhe Serbia në Bruksel të martën nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë gjatë viteve 2013 e 2015, ku njëra ndër pikat obligon ZRRE-në t’ia lëshojë licencën e furnizimit “Elektroseverit”.

Dokumenti i nënshkruar parasheh që përveç KEDS-it, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e energjisë elektrike që mban emrin “Drustvo Elektrosever D.O.O.”.

- Advertisement -

Sipas marrëveshjes së arritur më 2013, punëtorët e “Elektrokosmet” (kompani serbe për energji në veri të Kosovës) duhet të inkuadrohen në kompaninë e regjistruar sipas ligjeve të Kosovës, ose duhet t’iu ofrohet punësim në KEDS.

Deri vonë, qytetarët e komunave veriore të Kosovës, kanë thënë se kanë pranuar fatura për energjinë elektrike nga kjo kompani serbe.

Të fundit
Lajme të lidhura