fbpx
0.3 C
Pristina
E shtunë, 28 Janar, 2023

SuImet nga Beogradi pse përgatiten statutin për Asociacionin, FES i përgjigjet Vuçiqit

Duhet Lexuar

Dega e Institutit gjerman Friedrisch Ebert Stiftung në Prishtinë të hënën kishte konfirmuar për Gazetën Express se kanë përfunduar hartimin e statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe se janë duke e shqyrtuar një datë kur edhe do të bëhet prezantimi publik i tij.

Pas këtij raportimi të Gazetës Express kanë qenë të menjëhershme reagimet nga zyrtarë të lartë të Beogradit që kanë sulmuar organizatën gjermane, duke filluar nga kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq.

Kreu i shtetit serb me nervozizëm i ishte drejtuar FES-it duke iu thënë se “s’është puna juaj” derisa kishte thënë se FES ka lidhshmëri me partinë Socialdemokrate të Gjermanisë.

- Advertisement -

Sipas presidentit serb kjo është punë e shqiptarëve dhe serbëve.

“Kush jeni ju që të merreni me Komunat Serbe. Çfarë lidhje keni ju me serbët?”, kishte thënë Vuçiq.

“Pse sugjeroni ju diçka për këtë? Nëse është punë e dikujt, është çështje e serbëve dhe shqiptarëve”, kishte shtuar ai tutje.

Ndaj FES-it kishte reaguar edhe kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkovic duke thënë se hartimi i statutit të Asociacionit është e drejtë ekskluzive e grupit menaxhues që ka dalë nga marrëveshja e vitit 2013. Sipas tij po bëhen përpjekje që Asociacionit të jetë një lloj organizate joqeveritare.

- Advertisement -

Lidhur me këto sulme nga Beogradi në një përgjigje për Gazetën Express nga Friedrisch Ebert Stiftung në Prishtinë kanë thënë se s’kanë marrë direktiva apo kërkesë nga askush për të hartuar një draft të statutit të Asociacionit.

“S’kemi marrë ndonjë kërkesë apo mandat as nga Përfaqësuesi Special Miroslav Lajcak, as nga Qeveria gjermane apo palë tjetër për të hartuar statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë zëdhënësi i FES në Prishtinë, Rene Schlee.

Ai duke iu referuar qëndrimit që kishin lëshuar më 29 shtator të vitit të kaluar ka thënë se diskutimet për hartimin e statutit kanë qenë të brendshme dhe se janë përdorur informacione të cilat janë të disponueshme publikisht për tema të interesit publik, që është edhe punë e shoqërisë civile.

- Advertisement -

Serbia është duke insistuar që Kosova ta themelojë Asociacionin sipas marrëveshjes së vitit 2013, marrëveshje e cila u gjet se shkel Kushtetutën e Kosovës në disa pika.

Ndërkohë ndërkombëtarët kërkojnë që Kosova ta themelojë Asociacionin në pajtim me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Një gjë të tillë e ka theksuar edhe këshilltari special i Sekretarit Blinken, Derek Chollet, duke thënë se Asociacioni është një prioritet i SHBA-së.

Chollet për këtë ka marrë përkrahje edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka thënë se Asociacioni duhet bëhet pa humbur kohë.

Në Kosovë ndërkohë të premten do të vijnë për vizitë Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar të shoqëruar nga këshilltarët e Macron dhe Scholz, derisa delegacionit do t’i shtohet edhe këshilltari i kryeministres italiane, Giorgia Meloni./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të fundit

Vijojnë suImet në SHBA, tre të vrarë

Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në Kaliforni të shtunën...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -