SuImet e Ramës ndaj ambasadores amerikane, Escobar: Gjithçka që ajo bën është në linjë me DASH

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, që mbulon politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për Zërin e Amerikës foli mbi marrëdhëniet me Shqipërisë dhe SHBA dhe gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

Escobar u pyet edhe rreth qëndrimeve të mbajtura së fundmi nga kryeministri Edi Rama , i cili tha ndër të tjera se “disa ambasadorë të huaj ndihen në gjykatat tona si në shtëpitë e tyre dhe kanë luksin të ndajnë publikisht pëlqimin, ose mospëlqimin e tyre me vendimet e gjykatave”, duke iu referuar, edhe pse jo hapur, ambasadores Yuri Kim.

Zyrtari i lartë amerikan tha se puna që bën ambasadorja Kim në vendin tonë, është shumë përfituese për Shqipërinë dhe se ajo është personi kryesor për marrëdhëniet dypalëshe.

-Advertisement-

“Ajo që bën ambasadorja jonë atje është shumë përfituese për Shqipërinë. Ajo është personi kryesor për marrëdhëniet dypalëshe. Gjithçka që ajo bën, është në bashkëpunim shumë të ngushtë me Departamentin e Shtetit. Këto nuk janë qëndrime individuale, janë qëndrime institucionale. Dhe duhet të theksoj se çështjet e korrupsionit, çështjet e krimit të organizuar, kanë prekur gjithë rajonin, jo vetëm Shqipërinë, pra është e rëndësishme që të bashkëpunojmë për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve”, tha Escobar.