15.7 C
Pristina
Wednesday, September 28, 2022
- Advertisement -

SuIme kibernetike ndaj ueb faqes së Policisë së Kosovës dhe sistemit të drejtësisë

Pas suImeve kibernetike ndaj mediave, binzeseve dhe institucioneve në Kosovës, sot duket se janë suImuar ueb-faqet e Policisë së Kosovës, sistemit prokurorial e gjyqësor.

Sulmet që po ndodhin tash e disa po shkaktojnë probleme me rënien e ueb faqeve zyrtare, kësaj radhe të Policisë dhe sistemit të drejtësisë.

- Advertisement -

Kastriot Fetahaj ekspert i sigurisë së softuerit, tha se sulmet që kanë ndodh kohët e fundit janë suIme të tipit DDoS (distributed denial-of-service).

“SuImet që po ndodhin kohët e fundit janë sulme që po ju drejtohen disa uebfaqeve të Qeverisë dhe mediave. Këto janë sulme të tipit DDoS që qëllimi i tyre është që një uebfaqe apo serverët ta qesin jashtë funksionit. Pra nëse provon të hysh në një uebfaqe nuk të hapet ose të del shfaqet ERORR”, the Fetahaj.

Ai shtoi se këto lloj të suImeve nuk kanë ndikim në të dhëna, pra nuk fshijnë, dëmtojnë ose vjedhin të dhëna përveç që pamundësojnë qytetarët që të marrin shërbime digjitale.

- Advertisement -

Sipas tij, suImet e tilla DDoS shoqërohen me sulme më të avancuara, ku përmendi edhe rastin e fundit të Shqipërisë e cila shkaku i këtyre sulmeve dje ndërpriti raportet diplomatike me shtetin e Iranit.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -