2.5 C
Pristina
Thursday, December 7, 2023

Stoltenberg mbërrin në Kosovë, mediat serbe raportojnë se ai erdhi përmes Merdares

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbërritur në Kosovë.

- Advertisement -

Sipas reporterit të Kosova Online, Stoltenberg ka hyrë në Kosovë përmes vendkalimit Merdare.

Komunikacioni në atë drejtim ka qenë i bllokuar për më shumë se një orë, me prezencë të madhe të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Stoltenberg pritet të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nesër është planifikuar ta vizitojë Beogradin.

Derisa sot në mëngjes ishte në Bosnje e Hercegovinë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -