16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

S’tërhiqen sindikalistët, greva vazhdon: Jasharaj tregon çka u premtoi Osmani

Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, është deklaruar për media pas takimit me Presidenten Vjosa Osmanin i cili ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për mundësinë për t’u takuar.

Jasharja ka deklaruar se ia kanë bërë të qarta edhe një herë kërkesat e tyre Osmanit, nga e cila kanë marrë premtime se do të interesohet për këtë çështje.

- Advertisement -

Ai shtoi se Osmani u ka kërkuar që ta ndërpresin grevën.

“Në takim me presidenten paraqitëm kërkesat tona, të cilat edhe ajo tha se janë legjitime. Ne e lutëm presidenten që ta shfrytëzojë autoritetin e saj në mënyrë që të ndikojë që të ulemi për të diskutuar me përfaqësuesit e Qeverisë për realizimin e kërkesave tona”.

“Qeveria mund të japë ndihma për punëtorët dhe ne i gëzohemi kësaj, por kërkesat tona janë tjera. E vlerësoj angazhimin e presidentes, por për fat të keq greva do të vazhdojë”, u shpreh kreu i SBASHK’ut.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -