16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

“Spiunja” ukrainase, që dyshohet se hoqi qafe vajzën e krahut të djathtë të Putin

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) ka publikuar një video të autores së dyshuar të suImit ndaj vajzës së Aleksandër Duginit, Darya Dugina.

Videoja në fjalë tregon se si 43-vjeçarja ukrainase Natalya Vovk ka hyrë në Rusi, ka qëndruar në të njëjtën shtëpi me vajzën e Duginit, i cili njihet si “truri” i Putinit dhe teoricienti i nacionalizmit rus dhe pas eleminimit të gazetares ruse ajo u nis për në Estoni.

- Advertisement -

Në fillim të pamjeve, Vovk shihet duke hapur bagazhin e makinës së saj gjatë një kontrolli dhe flokët e saj janë të lëshuara. Më pas ajo duket se hyn si brune në të njëjtën ndërtesë ku jetonte Dugina, ndërsa nga Rusia është larguar me të njëjtën ngjyrë flokësh si kur hyri në Rusi.

Daria Dugina, gazetare dhe politologe, u ekzekutua mbrëmjen e 20 gushtit. Ajo po drejtonte makinën e babait të saj, e cila shpërtheu në një autostradë në rajonin më të madh të Moskës.

FSB pretendon se KRlMl ishte planifikuar dhe kryer nga shërbimet speciale ukrainase dhe autorja hyri në Rusi më 23 korrik me vajzën e saj 12-vjeçare, duke marrë me qira një apartament në të njëjtën ndërtesë ku jetonte Dugina.

- Advertisement -

Vovk e ndoqi viktimën e saj duke përdorur një Mini Cooper, i cili fillimisht mbante targa “Republika Popullore e Donetskut”, të cilat ajo i ndryshoi në targa Kazakistani në Moskë.

Pak orë pas shpërthimit, 43-vjeçarja kaloi në Estoni me targa ukrainase. Sipas hetimit të FSB-së, makina në fjalë tashmë është shitur në Ukrainë përmes një platforme përkatëse online.

Ditën e ekzekutimit, Vovk dhe vajza e saj ishin në festivalin letrar dhe muzikor të Traditës dhe pasi Dugina u largua nga aktiviteti, Vovk duket se ka shpërthyer fuoristradën Toyota Land Cruiser Prado të drejtuar nga gruaja ruse. Pas kësaj, Vovk dhe vajza u nisën për në Estoni.

- Advertisement -

Sipas informacioneve, 43-vjeçarja ukrainase ka shërbyer më parë në Batalionin Kombëtar Azov dhe emri i vajzërisë së saj është Shaban.

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti vdekjen e Duginas një “KRlM të neveritshëm”.

“Një KRlM i neveritshëm, mizor preu fillin e jetës së Daria Dugina, një person i shkëlqyer, i talentuar, me një zemër të vërtetë ruse, e sjellshme, e dashur, e dhembshur dhe e hapur. Gazetare, shkencëtare, filozofe, korrespondente lufte, ajo i shërbeu popullit dhe atdheut me ndershmëri, duke dëshmuar me veprimet e saj se çfarë do të thotë të jesh patriot i Rusisë ”, thuhet në telegramin e ngushëllimit që presidenti rus i dërgoi të hënën familjes së Daryas.

Nga ana e saj, Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në vdekjen e saj.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -