11.8 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Specialja tha se UÇK-ja kishte strukturë mirë të organizuar, përgjigjet Buja

- Advertisement -

Ish-pjesëtari i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramë Buja, ka folur në “Frontal” të T7 për pretendimet e Gjykatës Speciale se UÇK-ja ka qenë shumë mirë e organizuar.

Sipas Speciales “UÇK-ja kishte strukturë dhe funksiononte përmes hiarkisë”.

- Advertisement -

Por Ramë Buja tha se do të donin që të kishin një organizim të tilllë, por nuk kanë pasur kohë e as mundësi.

“Por këto gjëra që u thanë që paskemi qenë aq të organizuar. Nuk ia kemi arritur asnjëherë. Asnjëherë nuk kemi pasur kohë dhe mundësi që të strukturojmë ashtu siç duhet. Ne kemi pretenduar që t’i kemi të gjitha, por në fakt nuk ia kemi arritur”, ka thënë Buja.

- Advertisement -

Po ashtu, Buja tha se në aso kushtesh “nuk kanë mundur të monitorojnë gjithçka që ka ndodhur.

Buja e quajti Gjykatën Speciale si absurde, prej momentit të themelimit e deri më sot.

Ai tha se UÇK-ja e kishte për qëllim çlirimin e Kosovës, duke demantuar çdo pretendim të Speciales.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -