13.7 C
Pristina
23 Shtator, 2020 - 02:42

Sparak Ngjela: Shumë gazetarë e moderatorë në Prishtinë e Tiranë po paguhen nga shërbimet sekrete

Nga Spartak Ngjela

Forcimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, i ka acaruar shumë antishqiptarët e paguar në Tiranë dhe në Prishtinë. Korrupsioni shqiptar është i tulatur, por ende e ka shpresën te Moska dhe Beogradi.

Pikërisht këtu vijnë pagesat që iu bëhen individëve të veçantë për të thënë direkt apo indirekt se çështja shqiptare ka marrë fund.

Në Tiranë, e sidomos në Prishtinë, antishqiptatët e paguar janë duke hedhur një valle qesharake, madje nëpër programe televizive me moderatorë shqiptarë të paguar.

Kurse sot, shqiptarizmi po progredon përditë e më tepër në Shkup dhe në Malin e Zi.

Pavarësia e Kosovës dhe frika e presidentit të Serbisë Vuçiç, është shenja e forcës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

l.

Unë i kam dëgjuar në vitin 1999 si sokëllinin me tërbim të paguarit nga Beogradi dhe Athina, duke thënë: “Nuk mund të bombardohet Serbia dhe Beogradi: këto që thotë Bill Klintoni, janë broçkulla”.

Pastaj, pas bombardimit të Serbisë dhe kapitullimit të Milosheviçit, dhe sidomos, pas pavarësisë së Kosovës, i ulën veshët, dhe nuk folën më. Por, oreksi iu çel sërish kur si president i Amerikës erdhi Donald Trump.

Ishin gjithë shpresë për antishqiptarizëm, por nuk dinin të arsyetonin fare politikisht, se janë me nivel të ulët inteligjence.

Këta derëzes e dinë politikën amerikane si politika e Enver Hoxhs(!)

Pasi u lodhën duke pritur Trump-in, filluan me pasion të godisnin historinë e Shqipërisë, pa qenë historianë.
Të dish të shkruash shqip me nivel nën mediokër dhe të fantazosh kundër historisë së Shqipërisë brenda mediokritetit tënd antihistorik, është shenjë deliri që vjen nga mllefi i një psikike të njohur antishqiptare.

Dhe, po ta shohësh historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në rrjedhën e saj, nga optika e pushtuesve të territoreve shqiptare, konstaton se psikikën prej të marri, të serbëve, maqedonasve dhe grekëve, e marrin dhe e vënë në veprim edhe të paguarit prej tyre në Shqipëri dhe në Kosovë.

Në Kosovë madje i dëgjuam të paguarit që thoshin se “kosovarët nuk janë shqiptarë, dhe Gjergj Kastrioti duhet hequr si monument nga sheshi ku është vendosur…Skënderbeu nuk ka lidhje me Kosovën”. Kurse, sot, e dinë edhe fëmijët shqiptarë që pakti i madh kastriotian është bërë në Lezhë, dhe, kur, mëse 40 përqind e ushtrisë së Skënderbeut ishte nga Rrafshi i Dukagjinit.

ll.
Këta të paguar, që nuk dihet nga iu vjen mllefi antishqiptar, në fakt, si shumicë vijnë nga pakicat etnike, por edhe me prejardhje turke nga Orienti. Në të vërtetë, këta janë të paguar në forma të ndyshme, dhe me mediokritetin e tyre antihistorik, ngrenë së pari tezën që shqiptarët nuk janë autoktonë, dhe nxjerrin në pah falsitetet e një historiografia të marrë serbe.

Por, për të qeshur është fakti që, me vete, të paguarit thonë: “njëlloj si ne, edhe shqiptarët, janë të ardhur këtu”; domethënë, njëlloj si këta të paguarit që vijnë nga pakicat etnike ose turqit e mbetur këtu si prejardhje kolonësh disa-qindra-vjeçarë. E kuptoni se me çfarë lloj individësh kemi të bëjmë?!

Por, po këta, pastaj i vërsulën origjinës së Skënderbeut, dhe na e bëjnë atë me origjinë serbe, kur Gjergj Kastrioti është nga një fis shqiptar solid shekullor, dhe për më tepër, luftën e tij antiosmane, e ka bërë vetëm me shqiptarë e jo me serbë. Të them të drejtën, është turp të polemizosh me këta injorantë të pagur për injorancën e tyre.

E ç’rëndësi ka e vërteta për të paguarit! Dihet, ata nuk flasin për historinë, por për nga mllefi antishqiptar që kanë, dhe, edhe nga paraja që iu paguhet.

Shikojeni me kujdes: këta flasin vetëm kundër figurave të mëdha shqiptare që kanë vlerë historike në Perëndim, dhe asnjë fjalë për Esat Toptanin, për shembull, apo për laro të tjerë antishqiptarë që i ka përbuzur historia.

Flasin kundë Ismail Qamilit me broçkulla që nuk kanë lidhje me heroikën e pavarsisë së Shqipërisë, se i mërzit akti i pavarsisë.

Flasin kundër Ismail Kadaresë, broçkulla, se ky ka qenë komunist, thonë. Por mllefi iu vjen e u ngrihet kundër tij, sepse ai ka vlerë absolute në kulturën perëndimore dhe është potencë në historinë e letërsisë botërore. Me këtë, sigurisht që ai ngre në botë personalitetin e kombit shqiptar; dhe jo më kot ka një sërë romanesh, novelash e tregimesh, që evokon lavdinë mijëravjeçare të arbërorëve. Pikërisht kjo i tërbon.

Godasin Luigj Gurakuqin dhe Fan Nolin me budallallëqe që nuk kanë lidhje me veprën e tyre, kur këta janë vetë historia perëndimore dhe evropiane e Shqipërisë moderne.

Shkurt, janë të drejtuar nga pagatorët që të godasin vlerat e mëdha të patriotizmit shqiptar, dhe vlerat e mëdha të kulturës shqiptare.

Me e mira është, të qeshësh me ta.

lll.

Edhe për Gjergj Kastriotin, te vlera e tij ku mbështetet shqiptarizmi si doktrinë, atë duan të godasin me përrallat e tyre, por edhe te fama e tij gjithëperëndimore e kanë hallin. Në fakt, fama gjithëperëndimore e Skënderbeut është halli i pagatorëve rusë apo serbë, dhe jo vetëm halli i mllefit të tyre antishqiptar.

Gjjthsesi, duhet pranuar se kjo ka qenë koha jonë në qindra vjet, sepse kështu kanë qenë shqiptarët në pesë shekuj: të sulmuar nga pushtuesit e tyre.

Por tani, koha ka ndryshuar: janë dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, por do të ketë edhe më; sepse ortodoksët maqedonë, rreth treqind mijë deri tani, po shkruhen si shqiptarë që iu ishte mohuar kombësia.

Priten edhe katolikët shqiptarë në Mal të Zi – në Ulqin e kudo – të hyjnë në këtë rrjedhë të re të historisë që po vjen.
Prandaj, të paguarit antishqiptarë janë në hall. Po kot mërziten, se, të marrët që i paguajnë, zor që mund të dalin dot ndonjëherë nga marrëzia e tyre antishqiptare.

Të fundit

CIA paralajmëron Putinin: Ti dhe të fuqishmit tuaj…

Gazeta amerikane “Washington Post” shprehet në raportin e ri se CIA vlerësoi se presidenti rus dhe ndihmësit e tij ishin të njohur për ndërhyrjen...

Dje lojtare e shkëlqyer në Kosovë dhe rajon, sot pastruese!

Ish-futbollistja e shkëlqyer dhe ish-kapitenia e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll për femra, Shyret Brahimi nga Çairi i Shkupit, anëtare e dikurshme e KFF...

Deklarohen nga Policia për vrasjen në Prizren: Sonte ishte hera e dytë që i dyshuari tentoi të vriste dikë

Nga Policia Rajonale në Prizren në një lidhje direkte kanë dhënë detaje lidhur me vdekjen e një të dyshuari gjatë shkëmbimit të zjarrit në...

“Do t’i marrim 50% bashkë me Vjosa Osmanin”

Kurti për zgjedhjet: Do t’i marrim 50% bashkë me Vjosa Osmanin Kryetari i LVVV-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në DESKU të KTV-së është...

Të tjera nga rubrika

CIA paralajmëron Putinin: Ti dhe të fuqishmit tuaj…

Gazeta amerikane “Washington Post” shprehet në raportin e ri se CIA vlerësoi se presidenti rus dhe ndihmësit e tij ishin të njohur për ndërhyrjen...

Dje lojtare e shkëlqyer në Kosovë dhe rajon, sot pastruese!

Ish-futbollistja e shkëlqyer dhe ish-kapitenia e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll për femra, Shyret Brahimi nga Çairi i Shkupit, anëtare e dikurshme e KFF...

Deklarohen nga Policia për vrasjen në Prizren: Sonte ishte hera e dytë që i dyshuari tentoi të vriste dikë

Nga Policia Rajonale në Prizren në një lidhje direkte kanë dhënë detaje lidhur me vdekjen e një të dyshuari gjatë shkëmbimit të zjarrit në...

“Do t’i marrim 50% bashkë me Vjosa Osmanin”

Kurti për zgjedhjet: Do t’i marrim 50% bashkë me Vjosa Osmanin Kryetari i LVVV-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në DESKU të KTV-së është...