10.1 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

SPAK kërkon “arrest shtëpiak” për Berishën, seanca do të mbahet më 26 dhjetor

- Advertisement -

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit personal për Sali Berisha.

- Advertisement -

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendos që seanca për të për zëvendësimin e kësaj mase do të mbahet më 26 dhjetor.

“1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar për figurën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal. 2. Bazuar në nenin 260 pika 4 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 26.12.2023 ora 10:00. Tiranë, më datë 22.12.2023”, është thënë në njoftim, raporton TVKlan.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -