Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se në studiot televizive donimon prezenca e ateistëve e agnostikëve, duke u ankuar për këtë.
“Gati gjysma e opinionistave janë ateistë e agnostikë”, tha Spahiu në Frontal në T7.
“Ky është përfaqësim joadekuat”, thotë ai.
Sipas tij, as në Kuvendin e Kosovës nuk bën të ketë më shumë sesa një ateist.
“Prej 120 deputetëve, vetëm një deputet do të duhej të ishte ateist”, tha ai.
Shumica e popullësisë së Kosovës nuk është e përfaqësuar në Kuvend, thotë Spahiu.