11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Spahiu thotë se Kosova ka mundësi të njihet nga Serbia me një çmim më të ulët

Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se përderisa lufta po zhvillohet në Ukrainë, është një moment i përshtatshëm që Kosova të fitojë njohjen nga Serbia me një çmim më të ulët.

“Besoj se koha sa po zgjat Iufta në Ukrainë është momenti më i përshtatshëm që Kosova ta marr atë me çmim më të lirë, sepse ne po shohim se sa më i madh që është presioni mbi Serbinë, aq me çmim më të lirë mund ta marrim njohjen. Sa më i vogël të jetë ai presion, çmimi është më i madh, dhe ky presion shumë më i madh nga Perëndimi është për shkak të Iuftës në Ukrainë, dhe shpresojmë që gjatë kësaj periudhe do ta marrim njohjen, që është shumë kruciale për ne, për interesat e Kosovës”, tha Spahiu.

- Advertisement -

Megjithatë, Spahiu tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po del të jetë një “arrë e fortë” për Perëndimin.

“Me vetë faktin që ai nuk ka bërë një lëvizje më të vogël përballë të gjitha këtyre presioneve, tregon se ai po del të jetë një arrë e fortë përballë Perëndimit, kështu që të qëndrosh në këtë kohë kur Serbia është e rrethuar në të gjitha anët nga anëtarët e NATO-s, është goxha një guxim të cilin unë nuk e kam pritur”, u shpreh Spahiu.

“Gjatë vitit të fundit Vuçiq ka investuar shumë në forcimin e strukturave paralele në veri të Kosovës, dhe për ta dominuar situatën në terren, dhe po shihet se kjo i ka dhënë një pozicion më komod për ta shitur më shtrenjtë”, përfundoi ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -