11.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Spahiu suImon opinionistet e ndikuar nga Beogradi: Serbia po bëhet gati për Iuftë

Deklaratat e opinionistëve kosovarë në lidhje me mundësinë e një lufte në Kosovë nga Serbia, i ka komentuar edhe publicisti Nexhmedin Spahiu.

Përmes një statusi në Facebook, Spahiu tha se deklaratat e tilla të këtyre opinionistëve, janë të nxitura nga Serbia.

- Advertisement -

“Gjëja e parë që bëjnë shërbimet inteligjente të një shteti agresor është të përhapin propagandë në shtetin viktimë se nuk ka kurrfarë rreziku lufte. Për më tepër, më të zëshmit se nuk ka kurrfarë rreziku lufte janë pikërisht ata që janë të njohur si eksponentë të agjendave të Beogradit” tha ndër tjera ai.

Statusi i plotë:

Duke parë numrin e opinionistëve në TVtë kosovare që propagojnë se nuk mund të ketë luftë me Serbinë, po bindem seç herë e më shumë se Serbia po bëhet gati për luftë. Gjëja e parë që bëjnë shërbimet inteligjente të një shteti agresor është të përhapin propagandë në shtetin viktimë se nuk ka kurrfarë rreziku lufte. Për më tepër, më të zëshmit se nuk ka kurrfarë rreziku lufte janë pikërisht ata që janë të njohur si eksponentë të agjendave të Beogradit.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -