14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Spahiu për media serbe: Albin Kurti nuk do të dorëzohet, do të ishte poshtërim i madh

Analisti politik dhe profesori universitar Nexhmedin Spahiu për gazetën “Nova.rs” ka deklaruar se në prag të një shtatorit ekzistojnë dy skenar të mundshme “Pranim i kërkesave të Kurti apo përleshje e re mes Policisë së Kosovës dhe strukturave paralele që financohen nga qeveria e Serbisë “.

Shpresoj që mos të vijë tek kjo situatë dhe të arrihet marrëveshje mes Vuçiqit edhe Kurtit, përndryshe na pret përleshje dhe sfidë e re mes Policisë së Kosovës dhe strukturave paralele serbe në veri të Kosovës, që financohen nga qeveria e Serbisë. Këta janë ata të njëjtit që deri tash kanë organizuar e ngritur barrikada, të cilët qeveria e Kosovës i toleron për shkak të paqes në atë hapësirë” tha Spahiu.

- Advertisement -

E vetmja mënyrë të i iket kësaj, si konsideron profesori Spahiu është që Vuçiq të pranoj kërkesën për dokumentet personale dhe tabelat e regjistrimit të automjeteve.

“Mendoj se nuk do të ndodhë që Kurti të lëshoj pe, sepse ashtu do të poshtërohet thellë. Në këtë moment mendoj se ai është i vetëdijshëm për këtë se mbase ka qenë ma mirë të mos ndërmerrte këtë hap, por tash nuk ka kthim prapa. Amerikanët e detyruan të shtyjë aplikimin e këtyre vendimeve, por nëse tash heq dorë, mendoj s kjo do ta poshtëronte. Prandaj mendoj se Vuçiq duhet të pranoj këto masa apo të heq vendimin për lëshimin e letrave të përkohshme qytetarëve të Kosovës gjatë hyrjes në Serbi. Atëherë edhe Kurti heq vendimin e tij, kështu që mendoj se kjo do ishte më praktike në këtë moment, pasi Serbia nuk fiton asgjë me lëshimin e asaj letre shtetasëve të Kosovës që hyjnë në Serbi, përveç se humbet koha, letra edhe harxhohet toneri i shtypësit” tha Spahiu.

Duke përfunduar Spahiu shprehet se “ Pikërisht në këtë masë Kurti po përpiqet të i dëshmoj Edi Ramës se Vuçiq në thelb nuk është për Ballkanin e Hapur, sepse për çfarë lirie të lëvizjes dhe tregtie të lirë flitet, nëse në hyrje në Serbi duhet të mbushen dokumente të tilla”.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -