8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

“Sot, ëndrrat e një fëmije dhe jeta e një familjeje janë shkatërruar”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar për dhunimin e vajzës 11 vjeçare në Prishtinë

I pari i PDK-së ka thënë së “fjalët kanë humbur për të dënuar mjaftueshëm rastin e dhunimit të një vajze 11 vjeçare në Prishtinë.

- Advertisement -

“Sot, ëndrrat e një fëmije dhe jeta e një familjeje janë shkatërruar. Sot, shoqëria jonë, fatkeqësisht, jo për të parën herë viteve të fundit, ka shpërfaqur vrazhdësinë e saj me dhunën dhe krimin ndaj vajzave dhe grave”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka bërë thirrje të shteti që me të gjitha kapacitetet e veta të bëjë gjithçka që të përfshirët në këtë krim të marrin dënime maksimale.

- Advertisement -

Shteti, me të gjitha kapacitetet e veta, urgjentisht duhet të gjejë të gjithë të përfshirët në këtë krim dhe ndaj tyre, pa hezitim, të shqiptoj asgjë më pak se dënime maksimale.

Këtë ia kemi borxh vajzës së dhunuar, familjes së saj dhe të gjitha vajzave të reja të cilat sot ndihen të pasigurta në shtetin e tyre!”, ka përfunduar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në reagimin e tij të bërë në Facebook.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -