13.6 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Sondazhi i ri, Pozhari “ngacmon keq” opozitarët: Hamzën e përvëluan – priteni tash LDK-në me këtë kandidat për kryeministër

- Advertisement -

Analisti politik Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas publikimit të sondazhit nga UBO Consulting, i cili e nxori Lëvizjen Vetëvendosje si parti të parë, me 49.5 për qind të përkrahjes së qytetarëve.

- Advertisement -

Në disa postime të publikuara në Facebook, Pozhari ka ironizuar me opozitarët, përcjell Bota sot.

“Edhe për opozitën bohet mirë. 10 vjetët e para i kanë pak vështirë.

- Advertisement -

Natën e mirë!”, ka shkruar ai.

“Priteni tash LDK-në me kandidatin për kryeministër.

Moto: Me Skënderin përpara, na priftë e mbara!”, ka shkruar Xhevdet Pozhari në një postim në Facebook.

- Advertisement -

Ai ka “ngacmuar” edhe Partinë Demokratike të Kosovës.

“Bedri Hamzën jo që e djegën, por e përvëlun. Nuk kanë thënë kot, çka ta bon i joti…

Tash veç nëse e bëjnë me Lumirin bashkë një podcast. Kënaqen llaf, muhabet”, ka shkruar analisti.

Në sondazhin për muajin mars, PDK-ja ka dalë e dyta me 17.1 për qind të votave.

Ndërsa, në vendin e tretë është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 16 për qind të votave.

Kurse, koalicioni AAK-Nisma kanë marr 6.9 për qind të përkrahjes, derisa Lista “Guxo” në këtë matje ka marrë vetëm 0.6 për qind.

Rezultatet e këtij sondazhi deri tani i ka komentuar partia në pushtet, por jo edhe opozita.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -