14.1 C
Pristina
Saturday, October 1, 2022
- Advertisement -

Sokoli: Nuk e besojë që gjenerali Bozhidar Deliq ka vdekur, ka propagandë serbe

Përfaqësuesi i shoqatës “KRlMET e Iuftës në Gjakovë”, Gjokë Sokoli, e ka të vështirë të besoj se Bozhidar Deliq, gjenerali serb i dyshuar për KRlME Iufte në Kosovë ka vdekur.

Sokoli në Klan Kosova, tha se propaganda serbe dinë të krijojë lajme të paqena dhe se kallëzimi penal që dorëzuan ditë më parë në Prokurorinë Speciale kundër ish-komandantit të Brigadës 549 të Motorizuar, Bozhidar Deliq, të vlejë edhe pas vdekjes.

- Advertisement -

“Unë ende nuk e besoj që është e saktë që ka ndërruar jetë. Kjo mund të ndodhë se është e vërtetë, mirëpo unë nuk e besoj ende pasi s’kam besim as në propagandat serbe dhe gjërat që bëjnë ata”.

“Propaganda serbe din të krijojë rrena të mëdha. Edhe nëse ka vdes prokuroria duhet t’i ngrejë aktpadi dhe dënimi të vlejë edhe sa është i vdekur. Unë isha dakord që edhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq t’i ngritet aktpadi nga Kosova, dëshmitarët dhe të dhënat që janë”, tha Sokoli.

Sokol, mes tjerash, tha se është i zhgënjyer që 22 vjet pas Iuftës ende nuk ka ndonjë aktpadi teksa dihen emrat e të gjithë KRlMlNELEVE serbë që kryen KRlME në Kosovë.

- Advertisement -

 

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -