7.3C
Pristina
6 Mars, 2021 - 03:23

S’mjafton vetëm Isa Mustafa, kërkohen dorëheqje të tjera në LDK

Gazetari dhe analisti politik Astrit Gashi ka thënë se “Isa Mustafa s’mund të jetë ‘kurbani i vetëm i deklasimit të LDK-së”. Gashi ka thënë se dorëheqja e kreut të LDK-së është veprim i duhur, por ka thënë se ajo duhet të pasohet edhe nga dorëheqje të tjera, shkruan Express.

Gashi ka thënë se fajin për rezultatin më të keq në historinë e partisë duhet ta marrë shtabi zgjedhor i LDK-së, ndërsa ka kërkuar që dorëheqje të japë e gjithë kryesia e partisë.

“Isa Mustafa, s’mund te jete “kurbani” i vetem i deklasimit te LDK.Doreheqja e Isa Mustafes eshte hap i duhur. Por ajo duhet te pasoje menjehere me doreheqjen e nenkryetareve dhe te gjithe kryesise, dhe emerimin e nje kryesie provizore qe do te pergatiste zgjedhet e shpejta dhe te parakoheshme ne parti. Fajesine direkte per fiaskon elektorale duhet ta merr edhe Shtabi Zgjedhor qe kane qene poashtu edhe bartes te politikave partiake koheve te fundit.LDK duhet te clirohet ne teresi dhe sa me pare nga pushtimi i disa individeve per te cilet pushteti i tyre ka qene me i rendesishem se zeri i qytetarit.Reforme e thelle dhe e plote!”, ka shkruar Gashi.

Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të kryesisë së LDK-së ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit, pas humbles së thellë të regjistruar nga zgjedhjet e djeshme parlamentare..

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.

Të fundit

Të tjera nga rubrika