29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

SkandaI: E dënuara për faIsifikim dokumentesh emërohet sërish drejtoreshë shkolle në Prizren

Politizimi i shkollave në Prizren nuk ka të ndalur. Këtë e tregon edhe përzgjedhja e drejtorëve të shkollave përmes konkursit të fundit.

Për më keq ka raste kur persona të dënuar nga gjykata sa mbanin pozitën e udhëheqësit të shkollës për keqpërdorime janë përzgjedhur në konkursit e fundit nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren sërish në atë pozitë.

- Advertisement -

Behare Kryeziu që është gruaja e Njazi Kryeziut të PDK-së (ish-këshilltarit të Kadri Veselit) është emëruar në konkursin e fundit si drejtoreshë e shkollë fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren.

Në konkursin e fundit del që Behare Kryeziu ka mposhtur dy kundërkandidatët e saj që ishin në garë.

Ajo ka marrë nga komisioni vlerësues 72.66 pikë, kurse dy kundërkandidatët e saj, Naser Bresa 66 pikë dhe Shqipe Kastrati 58.83 pikë.

- Advertisement -

Albanian Kids Education ka siguruar aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit të datës 06.06.2019 ku Behare Kryeziu ishte dënuar për falsifikim dokumentesh kur ishte drejtoreshë e shkollës “Mustafa Bakiu” në vitin 2019

Ajo ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, për shkak të falsifikimit të dokumenteve.

- Advertisement -

Sipas aktakuzës, ajo u dënua për shkak se kishte lëshuar vërtetime të rrejshme si drejtoreshë e shkollës, kinse Suzana Ajazaj kishte bërë zëvendësimin e një edukatoreje tjetër në shkollën “Mustafa Bakiu”.

Albanian Kids Education ka tentuar të marrë një përgjigje për rastin në fjalë edhe nga drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj, por ajo nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara në email.

Veselaj nuk i është përgjigjur as thirrjeve të gazetës.

Gjeni aktgjykimin e plotë:

Ja çfarë kishte deklaruar për këtë rast Mytaher Haskuka sa ishte kryetar i Prizrenit

Ish kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kishte deklaruar vitin 2019 se ndaj ndaj Kryeziut nuk mund të merreshin për shkak se ligji nuk ia mundësonte.

“Kur ka ndodhur ky rast, kam kërkuar nga personeli që të ma shpjegojnë çështjen, e sipas dokumentacioneve që i kemi, ajo është dënuar me gjashtë muaj me kusht, në atë aspekt nuk kemi pasur mundësi ligjore të marrin ndonjë masë tjetër”, kishte deklaruar Haskuka për Express.

Ai kishte thënë se personeli i zyrës ligjore ia kishte bërë të qartë se shkarkimi i saj ishte i pamundur, për shkak se dënimi prej gjashtë muajsh nuk ia ndalon asaj ta ushtrojë detyrën.

“Sipas ligjeve në fuqi, kur është i dënuar me gjashtë muaj me kusht, mund të vazhdojë detyrën. Jam interesuar se a duhet të marrim masa ne si komunë për ta shkarkuar, por momentalisht sipas ligjeve në fuqi nuk kemi bazë ligjore për të marrë ndonjë veprim”, kishte deklaruar ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -