14.9C
Pristina
8 Maj, 2021 - 18:25

“S’kam nevojë për pushim” – Mourinho e thyen heshtjen pasi u shkarkua nga Tottenhami

Jose Mourinho është shfaqur i buzëqeshur dhe ka thënë se nuk e ka ndërmend të mos jetë më në qendër të vëmendjes pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Tottenhamit, madje duke këmbëngulur se nuk ka aspak nevojë për pushim.

Në një intervistë të rastësishme pranë veturës së vet të hënën, trajneri portugez u duk në humor të mirë dhe këmbënguli se do të rikthehet në stol shumë shpejt.

Shkarkimi i tij erdhi pas barazimit të Tottenhamit 2:2 me Evertonin në fundjavë dhe vetëm pak ditë para finales së Tottenhamit kundër Manchester City në Carabao Cup.

Kishte disa muaj që Mourinho ishte nën presion të madh, sepse Tottenhami përballej me një betejë të vështirë për top katërshe në Premierligë.

Por pas barazimit me Evertonin, Tottenhami renditet në vendin e shtatë në tabelë me pesë pikë larg vendit të katërt.

I pyetur nga Sky Sport nëse ndien se është trajtuar padrejtësisht, Mourinho nuk ishte i drejtpërdrejt, duke u përgjigjur: “Ju më njihni mua. Nuk do të them asgjë”.

Por ai ishte më i qartë për të ardhmen, megjithatë.

“Nuk është e nevojshme”, tha Mourinho për një pushim të mundshëm. “Nuk kam nevojë për pushime apo për t’i mbushur bateritë. Unë jam gjithmonë në futboll”.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese