11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

S’ka takim Kurti-Escobar, çfarë sinjali është ky?

Pas mungesës së arritjes së ndonjë marrëveshje në takimin e 18 gushtit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe me afrimin e 1 shtatorit, datë të cilën Qeveria e Kosovës e ka caktuar për zbatimin e vendimit për targa dhe dokumentet e Serbisë, dyshja më e angazhuar e procesit të dialogut, ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe bisedimet Kosovë-Serbi Gabriel Escobar, sot do të vijnë në Kosovë.

Misioni i tyre është që të tregojnë mbështetjen ndaj dialogut dhe të çojnë përpara një zgjidhje që do të shërbejë si preventivë e tensioneve të reja në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Por, njeriu që kryeson bisedimet më Serbinë, kryeministri Albin Kurti s’do të takohet me emisarin amerikan, siç ka konfirmuar për T7 zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Për këtë, analisti politik Blerim Latifi, konsideron se ka mungesë takimi mbase se një i tillë kishte ndodhur para katër ditës në Bruksel, ku Escobar kishte qëndruar derisa po mbahej takimi me orë të gjata Kosovë-Serbi.

Megjithatë, Latifi thotë për Express se s’është dashur të mungonte takimi mes kryeministrit kosovar dhe emisarit amerikan, sidomos në një kohë të tillë.

- Advertisement -

Sidoqoftë, vizita e emisarit amerikan në Prishtinë nuk duhej ta kalonte pa një takim në zyrën e kryeministrit, sepse kemi të bëjmë me një zyrtar të nivelit të lartë dhe për më tepër kemi të bëjmë me një situatë shumë delikate të sigurisë.

Në këtë kontekst asnjë takim nuk duhet të gjykohet si i panevojshëm.

Ne duhet të jemi të lumtur që vëmendja amerikane për Kosovën është kaq e madhe, edhe në këto kohe kur politikës amerikane i duhet të përballet me kriza shumë herë më të mëdha se kjo e jona me veriun”.

- Advertisement -

Latifi shtoi se mund edhe të ketë arsye të tjera për të mos mbajtur një takim me Escobarin, megjithëse s’dihet më siguri.

Escobar do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, sot nga ora 16:30.

Po ashtu, ai do të ketë darkë pune me krerët e partive opozitare; kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Pas vizitës në Kosovë, dy emisarët do të vazhdojnë vizitën e tyre zyrtare edhe në Serbi./Express

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -