5.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Sizmologu turk: Lëvizjet tektonike do shkaktojnë një tjetër tërmet 7.4 ballë, i kërcënuar edhe rajoni

- Advertisement -

Ndërsa tërmetet me qendër në Kahramanmaraş shkaktuan shkatërrime të mëdha në 11 provinca, Turqia u ndesh sërish ballë për ballë me realitetin e lëkundjeve të tokës, që këtë herë ishin fatale për jetën e mbi 45 mijë qytetarëve.

Pas lëkundjeve, qëndrueshmëria e shumë ndërtesave u vu në pikëpyetje, ndërsa shpjegimet për tërmetet e mundshme po vijnë njëri pas tjetrit nga ekspertët sizmologë.

- Advertisement -

Më i fundit ka qenë Prof. Dr. Naci Görür, i cili ka bërë vlerësimet e tij profesionale sa i përket lëkundjeve të tjera të ngjashme që mund të godasin vendin në vitet në vijim.

I ftuar në një emision televiziv, ai tha se zona e Çorum është pikërisht në vijën e thyerjes së Anadollit.

- Advertisement -

“Ky brez është brenda brezit që mund të shkaktojë tërmetet më aktive në të gjithë Turqinë, madje edhe në botë. Ky brez konsumoi energjinë e tij nga Bingöl-Karlıova në Deti Marmara në një masë të madhe. Ai e thau energjinë për të prodhuar tërmetin e madh. Por një tjetër tërmet i madh pritet të ndodhë dhe mund të kapë përmasat e magnitudës 7.4.”, deklaroi Görür.

Sipas sizmologut turk, lëkundjet në fjalë pritet të godasin zonën e Marmara, më saktësisht midis Erzincan dhe Karlıova.

“Tërmeti i fundit këtu ishte në vitin 1794. Kështu që ka kaluar një kohë e gjatë që atëherë. Tërmeti Erzincan ndoshta ka transferuar energji edhe këtu. Lëvizjet në këtë skaj të Anadollit Lindor mund të kenë prekur edhe këtë zonë në një masë të caktuar. Ky është një nga vendet për të cilat jemi të shqetësuar.”, vijoi më tej në deklaratën e tij profesori turk./a2cnn

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -