8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

SizmoIogu Mustafa paraIajmëron: Kosova mund të goditet nga tërmete çdo 5 vjet

- Advertisement -

Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, tashmë ka marrë jetën e më shumë se 21 mijë personave.

- Advertisement -

Pas këtij tërmeti shkatërrues, shumëherë është diskutuar nëse Kosova mund të rrezikohet nga këto dukuri.

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës në një prononcim për Gazetën Insajderi ka treguar nëse Kosova mund të goditet nga tërmetet.

- Advertisement -

Mustafa tha se duke marrë parasysh probabiliteti në përqindje sipas hartës se rrezikut sizmik, Kosova mund të goditet nga tërmete çdo 5 vjet.

“Në agjencinë tonë, jemi dy zyrtarë sizmologë, andaj edhe kapaciteti ynë për studime është shumë i kufizuar. Si obligim e kemi të bëjmë studime mikrosizmike, sidomos në zonat urbane ku planifikohet të bëhen ndërtime të larta. 5.0, 5.5 shkallë të rihterit është ndër mesatare. Faktikisht Kosova u goditë nga tri tërmete, në 2002, tërmeti goditi Gjilanin, Istogun në 2010-ën dhe Vushtrrinë në vitin 2013. Kjo tregon që brenda 13 vjetëve në Kosovë ndodhën tri tërmete me magnitudë deri në 5.7 shkallë të rihterit saqë harta e jep që probabiliteti i këtyre ngjarjeve, çdo 5 vjet mund të ndodhin tërmete në Kosovë e jep me një përqindje 72% por nëse e marrim këtë, faktikisht doli qind për qind’’, ka thënë Mustafa për Insajderin.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -