12.1 C
Pristina
E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Situata në veri: Një qytetar vendosi të falenderonte NATO-n e UÇK-në, ‘trazohet’ KFOR-i

- Advertisement -

Situata në veri të Kosovës duket se po afekton jetën edhe në pjesët tjera të vendit. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundi në Deçan, pas vendosjes së një panoje në të cilën përkrahej UÇK-ja e përkrahej NATO-ja.

Kjo nxiti reagim edhe nga KFOR-i, komuna, inspektorati etj. Çka saktësisht ndodhi?

- Advertisement -

Një qytetar me emri nKastriot Hulaj kishte vendosur dy pano në rrugën “Agim Kukleci” buzë magjistrales Deçan – Pejë, në fshatin Isniq.

Në ato pano shkruhej “Falemnderit – UÇK” derisa ishin vendosur krah njëra tjetrës logoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ajo e NATO-s.

- Advertisement -

Hulaj i kontaktuar nga Nacionale ka thënë se panot i ka vendosur me vullnet të tij, duke dashur të falenderonte NATO-n dhe UÇK-në për çlirimin e Kosovës. Panoja ishte vendosur sot, më 19 qershor, por ishte planifikuar – siç na tha ai – të vendosej më 16 qershor kur ishte dita e çlirimit të Deçanit. Kjo nuk kishte ndodhur pasi ishte vonuar kompania e kontraktuar për ta bërë një gjë të tillë.

Por, kjo e kishte shqetësuar thellë KFOR-in që e kishte kontaktuar menjëherë qytetarin.

- Advertisement -

“Më thirri një person, u lajmëru si përkthyes i KFOR-it, më tha që është mirë me e heqë pjesën ku është logoja e NATO-s shkaku i situatës në veri.” – na tha z. Hulaj.

Më pas, ai ishte takuar edhe me një komandant të NATO-s që kishte qenë edhe te vendi ku ndodhej panoja.

Pse e gjithë kjo rrëmujë?
Hulaj shprehet se arsyeja ishte situata në veri, dhe kjo na u konfirmua më pas edhe nga ana e kryetarit të komunës së Deçanit.

Kastriot Hulaj thotë se pas kërkesës së bërë nga komandanti i KFOR-it ka nisur heqjen e logos së NATO-s nga panoja por më pas gjërat shkuan duke u përkeqësuar dhe atij i ishte kërkuar që ta hiqte krejtësisht panon.

Në vend të ngjarjes erdhën edhe kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, drejtori i shërbimeve publike Izet Zenuni, drejtori i urbanizmit Ramë Melaj dhe zyrtarë të policisë së Deçanit. Mos të harrojmë, në vendngjarje ishte edhe komandanti me ushtarë të tij.

Hulaj ka rrëfyer edhe një tjetër episod në këtë ngjarje. Pasiqë komandanti i KFOR-it ka kërkuar që të hiqej krejtësisht panoja, ai i ka thënë në mënyrë cinike “Unë po du me ta marrë xhipin ty” duke provuar t’ia shpjegonte se si panoja ishte në fakt pronë e tij private. Gjithë kohën, ai ka kërkuar një dokument nga KFOR-i për t’i treguar pse po i hiqej panoja.

Nacionale kontaktoi edhe me kreun e Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i cili ishte po ashtu në vendngjarje.

“Nuk ka pasë leje. Nuk u kon qëllimi i keq, realisht. U bo me qëllime të mira, me parime të mira. Po qe i ka pengu pak ata.” – u shpreh ai.

Ramosaj u tregua edhe më specifik në lidhje me arsyen pse KFOR-i kishte kërkuar që panoja të hiqej.

“Për shkak të situatës… sepse kanë mujtë edhe ata kojshitë me bo diçka… Po nuk ka pasë naj qëllim të keq. I ka vnu me qëllim të mirë, po dul që… qishtu,” – u shpreh tutje ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -