Zgjedhjet në komunat në veri- Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, janë ende në pikëpyetje nëse do të mbahen kjo pas situatës së krijuar atje.
Fillimisht djegia e veturave, tani plagosja e një serbi dhe protestat për të, janë shkaktarët që vendosin në pikëpyetje zgjedhjet dhe mundësinë e tensionimit të situatës në atë pjesë të Kosovës.
Kjo situatë e krijuar vjen pas pranimit të marrëveshjes për normalizim të raporteve, marrëveshje kjo e pranuar nga të dyja palët.
Analisti politik, Halil Geci, në një prononcim për “Bota sot” thotë se nëse shtyhen zgjedhjet, atëherë i shtyn Amerika.
Sipas tij, Serbia kërkon territore, prandaj edhe nuk do zgjedhje, as marrëveshje, por e do Trepçën me Ujmanin dhe veriun.
“Zgjedhjet i shtyn Amerika KQZ-ja dhe institucionet tona qe nga marrëveshje o Ohrit nuk kanë me përgjegjësi KQZ-ja dhe institucionet e Kosovës, e kanë përfunduar punën e tyre me miratimin e marrëveshjes, në Ohër, ky moment e ka rreshtuar Kosovës për krah Amerikës dhe BE-s. Kosova e ka përfunduar përgjegjesinë dhe nuk ka punë më me Serbinë, mos respektimi i marrëveshjes dhe mos pjesëmarrja në zgjedhje në veri bie mbi Serbinë e cila dihet botërisht se është e reshtuar me Ëagnerin rusë të Putinit. Sipas mendimit tim nuk ka rëndësi a merr pjesë Lista Serbe e Beogradit apo jo, institucionet relevante duhet t’ua mundësojnë qytetarëve të asaj ane të votojnë të duhurit e tyre, duhet që edhe një here ta dinë ndërkombëtarët se Kosova po jep mundësinë e stabilizimit, por Serbia është ajo që po kërkon territore, prandaj edhe nuk do zgjedhje as marrëveshje por e do Trepçën me Ujmanin dhe Veriun”, shprehet Geci.
Policia e Kosovës në atë pjesë, sipas Gecit, po bën mrekulli, kjo pasi ka luftuar bandat kriminale dhe laboratorët e drogës.
“Policia e Kosovës ka bërë mrekulli në ate pjesë, ku deri më dje ajo pjesë ishte në dorën e Beogradit dhe kufiri ishte te ura e Ibrit, sot policia e Kosovës e kanë dërguar kufirin në Jarine, dhe kanë ndërtuar infrastrukturë të mjaftueshme dhe stacione policore, ku më parë nuk kishte, kanë shkatërruar bandat kriminale dhe laboratore droge, i kanë ndaluar rrugët dytësore duke ua ndërprerë kontrabandën dhe krimin për 22 vjet të institucioneve paraprake Hashimiste të PDK-s dhe LDK-s i, e që këto dy parti i kanë mbajtur gjallë kriminelët dhe bandat që i terrorizonin qytetaret tonë.
A po dështon Kosova t’i organizojë zgjedhjet në atë pjesë? Jo Kosova nuk po dështon, po dështon Serbia e cila po kërkon që 22 vjet territore dhe konflikt, ashtu siç po kërkon shkëputje Serpska Republika dhe Dodaku i Bosnjës. Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i thotë stop një herë e mirë Serbisë, dhe ta ndalojë ndikimin rusë në Kosovë, gjithashtu zgjedhjet e fundit në Mali të Zi dhe fitorja e Serbisë rrezik i kthimit të çregjistruarve në Mal të Zi”, pohon Geci.