Kështu, siç shkruajnë mediat ukrainase, ka njoftuar ushtria ukrainase më 21 janar, përcjell Telegrafi.
Vadym, një teknik i mirëmbajtjes së raketave anti-ajrore që punon në sistem, tha se ai kishte kapur me sukses të gjitha objektivat.
“Sistemi gjerman është vërtet modern, i fuqishëm dhe efektiv”, citohet të ketë thënë ai.
Ai tha se fillimisht operoi me sistemin ukrainas të mbrojtjes ajrore Buk-M1, por më pas iu nënshtrua trajnimit në Gjermani.
“Njësia jonë ushtarake kundërajrore Buk-M1 eliminoi 10 objektiva, duke përfshirë helikopterët Mi-24 dhe avionët Su-30 dhe Su-35”.
“Në fillim ishim në afërsi të Çernobilit dhe më vonë u zhvendosëm. Kur m’u ofrua të stërvitesha në Gjermani, e pranova ofertën pa hezitim, ndonëse e kuptova që një përgjegjësi e madhe më shoqëronte, sepse IRIS-T është një nga sistemet më të reja të mbrojtjes ajrore”.
Ndryshe, thekson “The New Voice of Ukraine”, më 11 tetor 2022, Gjermania transferoi në Ukrainë sistemin e parë, nga katër të premtuara, sistemet moderne të mbrojtjes ajrore IRIS-T.