22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Sipas Kurtit, me kërkesë të Beogradit takimi me Vuçiqin mund të mbahet në fund të gushtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, është i mundur në fund të muajit gusht.

Kështu ka thënë ai gjatë një interviste dhënë për Zërin e Amerikës, ku foli edhe për nënshkrimit të marrëveshjes Kompakt me MCC-në gjatë ditë së djeshme. Ai po ashtu foli për dialogun me Serbinë dhe shtyrjen e takimit të paraparë që të mbahet këtë muaj.

Kurti tha se shtyrja ka ndodhur me kërkesë të Beogradit dhe ceku se është i gatshëm kurdo për takim me palën serbe.

“Unë jam i gatshëm gjithmonë i gatshëm të udhëtojë për në Bruksel, një takim i tillë ka pasur plan të mbahet më 19 korrik, por nuk u mbajt sepse Beogradi zyrtar e refuzoi këtë dhe kërkoi shtyrje mbi 1-mujore”, tha Kurti.

Tutja ai tha po ashtu se Kosova ka qenë palë konstruktive në dialog, por që është Serbia ajo që nuk po zbaton marrëveshjet.

Ai dha detaje edhe nga takimi i tij me Sekretarin Amerikan, Antony Blinken, i cili, sipas tij, ka kërkuar që Kosova të vazhdojë të luajë rolin konstruktiv në dialog.

“Me këtë rast dua të theksoj që Kosova ka qenë përherë konstruktive, kreative dhe e përkushtuar, Blinken kërkoi që edhe më tutje të jemi të tillë, por është Beogradi ai që po punon kundër marrëveshjeve”, shtoi Kurti për Zërin e Amerikës.

Kurti tha edhe se Serbia ka pranuar që duhet të “marrin fund” targat e kohës së Millosheviqit, mirëpo sipas tij “po iu pengon zbatimi”.

Të fundit
Lajme të lidhura