fbpx
3.3 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Sipas Hekuran Muratit ditë të zeza i presin veteranët e rrejshëm, tregon si do të veprojë qeveria

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për çështjen e listave të veteranëve të luftës, ku tha se numri i këtyre listave është i fryrë .

Ai paralajmëroi se me një ligj të ri do të bëhet një verifikim, pasi sipas tij, ligji aktual ka mundësuar që “të hapet dera dhe të rritet numri aq shumë”

- Advertisement -

Murati tha se ka një distancë të madhe se ku duan të arrijnë si qeveri, për shkak se sipas tij, në të kaluarën menyra se si janë dizajnuar ligjet nuk kanë shkuar siç duhet.

“Dhe, si rezultat i kësaj, ka evidencë dhe ka numra të cilët figurojnë se nuk janë numra të saktë – me fjalë të tjera është fryrë numri. Ndoshta mund të kenë qenë edhe për shkak të keq-dizajnimit të ligjit kur është shkruar por si qeveri ne kemi bërë një dizajnë të hapave se çka duhet të bëhet, pra kemi kërkuar që me një ligj të ri të bëhet një verifikim, i cili na mundëson që të ketë një trajtim të dinjitetshëm dhe një ri-kategorizim”.

“S’mund të ketë një barazim për të gjitha ato kategori siç e parasheh ligji aktual i cili ka mundësuar të hapet dera dhe të rritet numri aq shumë, sa realisht një pjesë e madhe e konsiderojnë që nuk është i saktë, ku ka pasur deklarata të të gjithë udhëheqësve të luftës që ata numra s’janë të saktë”, është shprehur Murati gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2023 në komunën e Gjakovës, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se mbështetja nuk do të duhej të kufizohej vetëm në kompensim financiar për individë, por sipas tij, ideja është që edhe aty ku ka më suhymë nevojë të ketë mbështetje më shumë.

- Advertisement -

“Pasi, dikush mund t’i ketë kushtet e mira, e dikush mund të mos ketë kulm mbi kokë, pra aty edhe nëse e dyfishon shumën aktuale, prapë s’bëhet zgjidhje. Pra, synimi është që t’iu ofrohet mbështetja e nevojshme dhe të sigurohen parakushtet bazike që së paku të ketë një jetë të dinjitetshme secili që ka dhënë kontribut për këtë vend”, është shprehur Murati, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Të fundit

Stresi: Gruaja e huaj nuk përmendet, Vedati bëri një gjest të pahijshëm

Stresit duket se i kanë penguar komentet e Vedatit për ish-gruan e tij. Ai është shprehur se një gjë e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -